Holanda rrëmben një tjetër sukses spektakolar në Ligën e Kombeve, duke mundur 2-0 kampionët e Botës të Francës në duelin e zhvilluar në Roterdam. Skuadra e Koeman ka dominuar ndeshjen teksa zhbllokuan rezultatin që në minutën e 44-të me Wijnaldum ndërkohë që në fundin e ndeshjes fituan edhe një penallti që u kthye në gol nga Depay me një goditje me “panenka”.
Holandës i mjafton një barazim me Gjermanin në ndeshjen e fundit në Grupin 1 për të zënë vendin e parë.
Në Ligën B, Sllovakia fitoi me lehtësi 4-1 ndaj Ukrainës, ndërkohë që Uellsi u mund 2-1 nga Danimarka.
Në Ligën C u arritën dy barazime 1-1, ndërkohë që në Ligën D, Armenia mundi 6-2 Gjiblatarin ndërkohë që Maqedonia fitoi 2-0 ndaj Lihteshtejnit.