“Asgjë e ligë. Çdo gjë me ligj” – thotë Jakov Xoxa tek “Lumi i vdekur”
Të gjitha veprimet që Gjergj Bojaxhi ka bërë në biznesin e tij janë të kopsitura ligjërisht. Por përtej ligjit ekziston edhe një institucion tjetër që quhet MORALI. Nëse Bojaxhiu do të vazhdonte normalisht udhëtimin e jetës nëpër lartësitë e maleve dhe ato të biznesit, ky i fundit do të mbetej “pronë private” e tij dhe nuk kish pse e përmendnim ne.
POR, KUR PËR 4 MUAJ ME RRADHË GJERGJ BOJAXHIU NA BËRI THIRRJE PIKËRISHT NË EMËR TË MORALIT TË VOTOJMË ATË E JO TË TJERËT….!
Ndaj le të shohim nja dy fakte.
Kjo është faqja ku kandidati i pavarur për Tiranën ka botuar të dhënat e tij. Po e nxjerrim me foto pasi është një faqe ku brenda 2 minutash mund t’i ndryshosh të dhënat.
https://sq.wikipedia.org/wiki/Gjergj_Bojaxhi
Siç edhe shihet, në Wikipedia gjendet gjithçka..por JO fakti që Gjergj Bojaxhiu bashkë me të shoqen janë aksionerë të njërën nga kompanitë më të fuqishme të naftës në vend. Nuk thuhet as që është administrator i kësaj kompanie, një ndër tre më të mëdhatë në Shqipëri për tregëtimin me shumicë të hidrokarbureve, por në mënyrë evazive shënohet në fund se “i është kushtuar aktivitetit privat si menaxher”
Ndoshta është rastësi (megjithëse në botën e biznesit rastësitë janë pothuaj të pamundura) që në 26 maj 2012 Gjergj Bojaxhiu u ngjit në malin Everest…dhe 3 javë më vonë kompania që administron e ku familjarisht ka aksione regjistrohet në gjykatë me emrin Everest Oil
Në vitin 2007, kur Gjergj Bojaxhi ishte zëvendësministër i Energjitikës, njëri nga krerët e Aleancës Civile për mbrojtjen e Gjirit të Vlorës bën këtë akuzë për kokat e përshira në ndërtimin e Petroliferës në Gjirin e Vlorës:
http://www.qeveria.eu/fun/article-print-261.html
Bien në sy emrat e Genc Rulit – ministër në atë kohë, …e më tej GJERGJ BOJAXHIUT dhe KRENAR LOLOÇIT. Lexo ç’thotë Feruni në vitin 2007:
““Nje fryres (tjetër ) i zjarrit eshte zevendesi i Rulit ne punet e energjise, Gjergji Bojaxhi, i marre me katapult nga bankat e shkolles se Bankes Boterore e drejt e zv.minister. E cuditshme ne keta politikane te rinj te politikave energjitike, eshte entuziazmi i tyre per energjite fosile, ne radhe te pare te naftes, nderkohe qe pritej nga mosha dhe “formimi i tyre perendimor” t(i thoshin dy fjale edhe per energjite e perteritshme, te na tregonin se c’mund te perfitoje Shqiperia ne te ardhmen nga ujet, era, dielli qe i ka me shumice, ne nje kohe kur vete presidenti Bush u kujton qytetareve te tij qe te mendojne qe tani per energjite alternative te se ardhmes.
Nenkontraktori tjeter i Bankes Boterore dhe ish-keshilltari i ish-kryeministrit, Krenar Loloci, aktualisht avokat i Petroliferes, nuk i fryn drejtperdrejt zjarrit por shihet te rende nga ministria ne ministri, per te bindur ministrat e lekundur se duhet cuar sa me shpejt benzina e zoterinjve te tij tek zjarri i TEC-it, e t(u hedhe hi syve vlonjateve dhe qeveritareve jo zjarrdashes ne Vlore. ….”
Shihni pak dokumentin sot të kompanisë së Bojaxhiut:
Krenar Loloçi (avokati i Petroliferës) dhe Oltion Spiro që punon në zyrën e këtij janë ortakë me ish zëvendësministrin Bojaxhiu në kompaninë e re!
Nuk mbaron këtu: Ortak tjetër me Gjergj dhe Jola Bojaxhiun është edhe SUPERBA, e cila është pjesë e Grupit PIR, siç është edhe ..Petrolifera e Vlorës pjesë e tij!
Pra zëvendësministri i kohës kur u instalua Petrolifera në Shqipëri sot është ortak me autoritete të kësaj kompanie dhe të kompanisë mëmë të saj? Këtë nuk e themi ne, por e gjen në raportin e shkurtit të Autoritetit të Konkurencës
(http://www.caa.gov.al/uploads/decisions/Vendimi_345-Karburantet.pdf) në të cilin , në pikën 24 thuhet:
Bazuar në të dhënat e administruara nga QKR-ja rezulton se njëri nga aksionerët e ndërmarrjes “Everest Oil” SH.A, “Surperba” Srl është pjesë e grupit PIR (La Petrolifera ItaloRumena), i cili zotëron 94% të aksioneve të “La Petrolifera Italo-Albanese” SH.A. Për këtë fakt është vënë në dijeni Ministria e Industrisë dhe Energjitikës.”
Atëhere le të bëjmë një përmbledhje e t’i hedhim një sy disa “rastësive”:
Ky është proçesverbali i mbledhjes së komisionit parlamentar të veprimtarive prodhuese. Në këtë mbledhje, për projektligjin ka qenë i pranishëm edhe z: Bojaxhiu me cilësinë e përfaqësuesit të Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve , por nuk është kjo më e rëndësishmja:
http://www.parlament.al/web/pub/komisioni_i_veprimtarise_date_18_06_2014_17979_1.pdf
Le t’i hedhim një sy të pranishmëve: Në krye, Eduard Shalsi, deputet i PS, djali i xhaxhait të Gazmend Shalsit që ishte arministrator i Petroliferës që nga themelimi e që ditën që është mbledhur ky komision vazhdonte ta drejtonte fuqishëm. Genc Ruli , deputet i PD, ish ministri që, siç e thamë më lart, i akuzuar nga ambjentalistët si aktori kryesor i ndërtimit të Petroliferës në Gji të Vlorës……
E përsërisim: Ligjërisht, çdo gjë është në rregull! Madje është për t’u marrë shembull se si një kompani hidrokarburesh e hapur nga individë që nuk njihen për ndonjë pasuri të madhe, brenda 1 viti ia dalin të bëhen lider në treg. Po sipas raportit të Autoritetit të Konkurencës:
“Everest Oil SH.A, i cili shfaqet në 2012 me 4.5% të tregut të importit të eurodiesel dhe 15.9% të treguttë importit të benzinës dhe në 2013 ka arritur përkatësisht në 23.8% dhe 38.4%. (!!)
…(Këto) ndërmarrje pjesën dërrmuese të aktivitetit të tyre e realizojnë duke blerë dhe shitur karburante me shumicë, duke mos qënë vetë importues . Kështu, ndërmarrja Everest Oil SH.A blen karburantet nga ndërmarrja ENI S.P.A dhe ia shet këtë karburant ndërmarrjeve të tjera të shitjes me shumicë në zonën e lirë doganore (pra i gjithë transaksioni ndodh në zonë të lirë doganore)
Gjatë fushatës së tij e sidomos daljeve në televizor, zoti Bojaxhi nuk ia shpjegoi asnjëherë shqiptarëve këtë pjesë të rëndësishme të jetës e karierës: si ndodhi që u bë ortak me subjektin që e mbulonte si zëvendësministër, si ndodhi që e kapi kaq fort dhe shpejt tregun? Çne një ekonomist që vjen nga SHBA gjeti pipzat me një linjë biznesi që si rrënjët ashtu edhe degët i ka totalisht në Itali? Për sa kohë akuzoi majtas – djathtas politikën shqiptare për korrupsion, klientelizëm, para okulte, e para detyrë MORALE do të qe shpjegimi i historikut me Everestin e tij të dytë.