osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Magjitë e zeza”, gazetarja tregon pse Hashim Thaçi me Ramushin takohen veç në shtëpinë e Behgjet Pacollit

“Magjitë e zeza”, gazetarja tregon pse Hashim Thaçi me Ramushin takohen veç në shtëpinë e Behgjet Pacollit

Qeveria paranormale.

Shkruan Kimete Berisha

Burdushi (të cilin po më vjen keq me kritiku sepse s’di sa herë ma ka bë like), ka zbuluar publikisht se ua ka mësuar zyrtarëve të lartë të shtetit variantat telepatike se si ta shkatërrojnë e ta djegin flakë njëri-tjetrin nga largësia, pa pasur nevojë të përdorin armë që shihen me sy e preken me dorë.

Shumë halle i ka insani. Nuk shkohet te mjeku për shembull se je xheloz, se nuk ka ‘kokrra’ për xhelozi. Prandaj një ministër i shëndetësisë nuk ka shkuar te mjeku por ka shkuar te Burdushi për të kërkuar nga ai t’ia shërojë gruan nga depresioni i xhelozisë, siç e ka quajtur ai.

Për këtë shërim ia ka paguar Burdushit 50 euro, që nuk janë shumë (shërimi i xhelozisë i ka hak edhe 100 euro).

Elita politike e Kosovës vepron sipas rregullave paranormale. Me abraka-dabra (atë që e them-e bëj), magjistarët bëjnë lidhjet real-magjike midis politikës dhe okultizmit, bëjnë lobim mendjen kolektive të masave të gjëra, sipas instruksioneve të autoriteteve shtetërore dhe qeveritare. (prandaj, të njejtit politikanë qe 20-të vjet kanë hipnotizuar popullatën, të pandryshueshëm në qëndrime politike, do të thotë ‘të përjetshëm’, dhampirë).

Jo veç shqiptarët që lypsin çare në okultizëm, por edhe njerëz dikushi kanë kërkuar pushtet magjik.

John Lennon me grupin e tij konsultoheshin me gurun indian Maharishi Mahashi, i cili i ndihmonte ata të koncentrohen dhe të mendojnë pozitivisht, ta hipnotizojnë me lirikën e tyre krejt botën. Ka pasur diçka misterioze edhe te Led Zepelin. Mick Jagger, Kirk Douglas, David Lynch ishin studentë të gurusë indian Maharishi, i cili sipas një studimi e kish ndihmuar edhe Serbinë me do varianta për transplantimin e ‘energjisë pozitive’ në trupin e ushtarëve të armatës serbe.

Shumë shqiptarë kërkojnë ilaç nëpër hoxhallarë e fallxhorë, për çdo gjë. Për t’u martuar; për t’u ribashkuar; për të lindur djem; për t’u shëruar; për t’u ndarë nga jeta në bashkallak; për ta nda burrin nga dashnorja; për të gjet punë; për pagjumësi dhe ëndrra të këqija; për mësysh, për çdo problem që ekziston.

Askush s’mund të jetë indiferent. Edhe ata që nuk shkojnë, kanë dëshirë të shkojnë po ju vjen marre e tutën se i sheh kush. Sa herë m’ka shku mendja m’u masku’ e me shku me marrë nasihat, por s’ma ka mbajtë.

Kurrë më në formë se tash s’kanë qenë hoxhollarët, të cilët i spjegojnë simptomat të cilat tregojnë se një njeri është i pushtuar nga ‘magjia e zezë’, e cila në popull ende konsiderohet si shkaktari kryesor për dështimin apo zhagitjen dhe ngecjet në jetë.

Është lehtësim i madh kur të thonë: ti s’ke faj, por të ka ba dikush-diçka’! Dhe të gjithë marrin pare, por s’ti marrin me zor. Anipse, profeti Muhamed nuk ka marrë pare t’i ndihmojë njerëzit. Prandaj, kudo ku jepen pare, aty bëhet fjalë për biznes. S’kish pas kuptim sikur Pejgamberi të kish lyp pare për t’ua mësuar njerëzve K’uranin.

Tregti me shpirtin nuk ka, kushdo që merr pare për t’i shëruar njerëzit në emër të K’uranit (që është falas), nuk e ka mirë. Shërimi që vjen nga K’urani duhet të jetë falas. Edhe profetit Muhamed i kanë bërë sehire dhe tregojnë se ka vuajtur shpirtërisht gjashtë muaj. Derisa profeti ka parë në ëndërr vendin ku i kanë bërë magji…ka shkuar atje dhe e ka gjetur të groposur krehërin me flokët e tij. Prandaj, myslimanët besojnë në magjinë e zezë, dhe me fe e kanë obligim të besojë në to.

Anipse të krishterët sot ‘s’besojnë’ në magji të zezë, ‘dje’ kanë vrarë miliona ‘shtriga’ nga frika prej tyre. Ja një metodë si e kanë provuar kush është shtrigë: I kanë gjuajtur në lumë, kush prej grave e vajzave ka ditur të notojë – ka qenë shtrigë!

Shqiptarë të këtij shekulli, dëshmitarët tregojnë se si me sytë e tyre kanë parë dhe ende shohin pas mesnate në data të caktuara, gra cullak në seanca satanike. Në Kosovë ende ka shtriga! Kanë mbijetuar sepse askush nuk i ka ngucë, kur i kanë pa natën cullak, kanë ikur nga frika prej tyre, në vend se t’i ndjekin.

Rambo i veshur me jakne ‘xhavollova kozha’ ish shku veç deri para dyerve të Burdushit, m’i shkru ‘Kosovës A’, e kishin pa gjinja, por ish kthy mbrapsht pa hyrë brenda prej tutës mos po i ndodh më e keqja, e po i del fjala se është mysliman.

Një politikan i njohur për mua, i kish shkru ‘Urës së Ibrit’, kurse një ditë para se të shkonte Hashim Thaçi në Ujman një hoxhë i famshëm i kish fry liqenit.

Behgjet Pacolli e ka ftuar hoxhën t’i shkojë në shtëpi dhe t’ia parashikojë ‘fatin Grandin’, por kur hoxha i ka shkuar në shtëpi, pas bukës ia ka bë Pacollit analizat e shpirtit dhe nuk e ka ‘marrë në dorë’. Ti, i ka thënë s’je për hoxhë, po mos ju ndajë ‘bensedinit’. Behgjet Pacolli e ka ofruar aeropanin e tij privat për ta vaditur Kosovën me ujin e liqenit të cilit i ka fry hoxha.

Vlen të përmendet sidomos ‘Komiteti për padukshmëri’, i udhëhequr nga Kadri Veseli, e i përkrahur edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Falë armës së padukshme psikologjike të quajtur ‘Pasqyra e thyer’, disa ‘armiq’ të Kosovës kanë filluar të ankohen në dhimbje shpinde siç do të thoshin pejanët.

Nga kozmosi, përtej Patriarkanës së Pejës, ende shihet një dritë, që i pari e ka parë akademik Momo Kapor. E Burdushi ka dëshmuar për një grua shqiptare që fluturon nga Tirana në Prishtinë (shoqe e ngushtë me një grua ruse që fluturon rregullisht nga Moska në Beograd).

Kur gruaja që fluturon ka ateruar në redaksinë e T7, ka treguar se, sa herë që në zyrën e Hashim Thaçit përmendet emri i Ramush Haradinajt, thahen lulet në saksi (prandaj Hashim Thaçi me Ramushin takohet veç në shtëpinë e Behgjet Pacollit).

Dikush i ‘fryu’ edhe blogut tim!

Më duket më kanë bë për vete. Janë disa imamë të njohur që ma kanë shprehur simpatinë e tyre për shkrime. Njëri bile (faleminderit prej tij) më ka dërguar sms nga Meka dhe më ka thënë se është ‘lutur’ për mua.

Diçka ka ndodh: e keni hetu edhe ju me siguri se qysh nuk e kritikoj më Shefqet Krasniqin e të tjerët, më vjen mirë kur shpallen të pafajshëm; nuk më pengon ferexhja; s’më pengon pse u thonë turqve-vëllezër; krejt ‘mirë’ më duket, rrafsh.