Krimi në panik! Gjenerali merr frenat!
Në limite të afateve, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar mbrëmjen e sotme ministër të Brendshëm, Sandër Lleshin. Kjo ishte loja e shahut. Rama përmes dorës së ndërkombëtarëve i dha shah-mat!
Tani Ilir Meta dhe banda politike e Tiranës është më e tmerruar se kurrë. “Dora e hekurt” e gjeneralit e mbështetur nga ndërkombëtarët në krye të ministrisë së Brendshme pritet të nxjerrë “shpatën”.
Aksioni do të nisë furishëm. Ndërkombëtarët e kuptuan se lufta ndaj krimit të organizuar dhe mafies politike nuk mund të bëhet nga njerëz të politikës. Ndaj përballë Sandër Lleshit politika dhe bandat kriminale janë të zbuluara plotësisht.
Tani nuk ka më kohë për fjalë dhe “cic-mice” politike. Është koha për veprime radikale, që pritet të trondisin dhe çlirojnë njëherë e përfundimisht Shqipërinë nga thundra e krimit dhe korrupsionit./Pamfleti