Në një kohë që PD po organizon protesta të dhunshme para Bashkisë së Tiranës dhe po bllokon rrugën te Unaza e Re, qytetarët kanë zgjedhur që të zbatojnë ligjet duke mos iu bashkuar asaj.Nga një vëzhgim I bërë sot në rrugën e Unazës së Madhe ku do të zbatohet projekti, lehtësishst vihet re se shumica e qytetarëve nuk kundërshtojnë projektin për zhvillimin e projektit dhe kanë filluar vullnetarisht që të lirojnë godinat të cilat preken.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se pronarët që preken nga Unaza e Madhe do të shpronësohen 100%, kurse për ndërtimet pa leje do të ketë 3 vite qira dhe banesa sociale. Vetëm për qiranë e protestuesve, Bashkia e Tiranës do të anulojë ndërtimin e një shkolle në kryeqytet. Ky fond do të përdoret për kompensimin e atyre që kanë ndërtuar ndër vite pa leje.
Por, lind pyetja: Çfarë janë shumica e ndërtimeve në atë zonë? Për çfarë do të harxhohen paratë e një shkolle në Tiranë? Po Veliajn, për çfarë e kërcënojnë me jetë? Siç shihet nga një vëzhgim i thjeshtë me foto, skena buzë Unazës është një katastrofë urbane! Një mish-mash me lloto, baste, lavazhe, gomisteri, trotuare të zëna me rraqe dhe shtëpi, kryesisht me kate shtesë të pabanuara.
Edhe pse e kanë ditur me kohë gjurmën ku do të kalonte Unaza e Madhe, pasi ka qenë projektuar që në vitin 1989 në kohën e Adil Çarçanit, kjo nuk i ka penguar këta banorë që të zaptojnë tokën për ndërtime shumëkatëshe. Si ky objekt shumëkatësh i papërfunduar dhe pa leje janë me dhjetëra përgjatë gjithë zonës së Unazës së Re, nga ish-shkolla Teknologjike gjer te Dogana.
Pronarët e këtyre bizneseve kanë krijuar edhe hyrje-dalje të paligjshme në rrugën kryesore, që bien në kundërshtim me rregullat e Kodit Rrugor, që krijojnë trafik në qarkullimin e mjeteve, por mbi të gjitha janë burim aksidentes