osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD ndihmë nga britanikët për të gjetur kandidatët për bashkitë! Kush janë armiqtë në parti, që Basha i shpall këshilltarë?!

PD ndihmë nga britanikët për të gjetur kandidatët për bashkitë! Kush janë armiqtë në parti, që Basha i shpall këshilltarë?!

Edhe pse është në bojkot parlamentar opozita po mendon për zgjedhjet.

Dje Monika Kryemadhi tha se qershori mund të jetë edhe dita e zgjedhjeve të përgjithshme.

Ndonëse nuk ka një formulë përfundimtare se si do të shkohet në zgjedhje, PD dhe aleatët e saj po përgatitet për zgjedhjet. Një ditë më parë, LSI shfaqi pretendimin për të dalë me kandidatë të përbashkët, por nga selia blu ende nuk ka një qëndrim zyrtar.

Burime pranë Top Channel kanë bërë me dije se anëtarësia ka propozuar dhe ka nisur mbledhjen e disa emrave si kandidatë. Ndër to vihet re edhe prania e ish-deputetëve të kësaj partie.

Të shtunën do të mbërrijë edhe një përfaqësues i partisë konservatore britanike, që do të japë eksperiencën e tij për zgjedhjet lokale, por edhe ato të përgjithshme.

Armiqtë në parti, Basha i shpall këshilltarë

Dje në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës ishte i ftuar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili për herë të parë ka folur me emra dhe i ka shpallur kritikët e tij, ata që i përjashtoi nga PD-ja, ata që më shumë se një vit më parë i hodhi në rrugë, ju shkatërroi karrierën politike, njerëz të cilët ishin elita dhe senator të PD-së, të cilët i gënjeu dhe i tradhëtoi, njerëz të cilët kishin kontribute dhe vlera në Partinë Demokratike, i shpalli “këshilltarë publik”.

Ata mund të mos ishin më deputetë të PD-së, por mënyra sesi veproi Basha ishte përdhosëse dhe fyese a thua se ata ishin njerëz të ardhur nga rruga dhe jo njerëz me kontribute në PD.

Njerëz me vlera dhe me kontribute të larta në PD, i zëvëndësoi me një grup parlamentar qesharak dhe sharlatanë. Hoqi nga PD elitën e saj dhe futi çunin e Fahriut, Grida Dumën, Ervin Salijanin apo të tjerë politikanë sharlatanë dhe qesharakë.

Basha dje në emisionin “Top Story” ka thënë se “Unë si kryetar i Partisë Demokratike jam në kontakt të vazhdueshëm me disa prej tyre.

Ata janë në struktura dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre. Japin këshilla, kanë këndvështrimet e tyre kritike, disa prej tyre edhe në mënyrë publike, siç është zoti Mustafaj, disa prej tyre preferojnë t’i bëjnë në mënyra të tjera, natyrisht siç janë edhe zoti Bode, edhe zoti Ruli, edhe të tjerë…”

Por, po ti marrim të tre emrat me radhë do të kuptojmë se Lulzim Basha fjalitë i ka thënë, si gjithmonë për të mashtruar opinionin publik, për të gënjyer demokratët dhe si gjithmonë një kafe e përdor për propagandë, për të shpëtuar lëkurën e vetë, pasi e ka rrudhur PD-në dhe e ka çuar në minimumin historik.

Lulzim Basha ka përmendur kafen me Genc Rulin dhe Besnik Mustafain. Por, këtu kujtojmë se Genc Ruli në daljet e tij meditike ka thënë se duhet ta hiqnin nga zyra prej leckash bashkë me gruan dhe kunatin, pasi Basha publikoi një grup parlamentar të turpshëm dhe më pas shkoi në zgjedhje, ku humbi në mënyrë katastrofike.

Besnik Mustafai ishte një nga personat për të cilët ishte thënë se do të rikthehej në listat e deputetëve, por u gënjye nga Lulzim Basha pasi u përdor në fushatën e Dibrës dhe në disa muaj paraelektoral.

Më tej, vjen Ridvan Bode, ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, i cili pasi ka pirë një apo dy herë kafe, Lulzim Bashës i duket sikur e ka këshilltarë publik. Por, përtej këtyre tre personave që Basha kërkon që pas kafeve ti “rikthejë” aty ku i do qejfi atij, qëndron ajo, që Luli gënjen dhe vetëm gënjen, dhe për më tepër edhe kur ka mundësi për të bërë diçka ai atë e shkatërron.

Askush në PD dhe askush në Shqipëri nuk e beson faktin se Ridvan Bode, Besnik Mustafai apo Genc Ruli mund të pranojnë të jenë këshilltarë të një loloje politik të Edi Ramës, sepse i tillë është Lulzim Basha.

Përtej çdo qëndrimi apo dëshirë të tij, e cila në fakt nuk ka të bëjë aspak me një rikthim apo bashkim të PD-së, ka të bëjë me faktin se Luli, i ndodhur në krizë totale kërkon të shpëtojë veten e tij, duke u hedhur hi syve demokratëve, gjoja me qëndrimet se po bashkon partinë apo se ka kontakte të vazhdueshme.

Të kesh kontakte me dikë, nuk do të thotë se ai është këshilltari jot, kështu është edhe rasti i Rulit, Mustafait apo Bodes. Njerëz, qytetarë dhe intelektualë të cilët patjetër për një mijë e një arsye mund të konsumojnë kafe me një dështak si Lulzim Basha, por kjo nuk do të thotë se ata janë këshilltarë të tij.(CNA.al)