osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Aseti kombëtar” Lubonja: Urreni Ramën, jo grekët! RENEA, një ditë mund të na fusë plumbin edhe neve

“Aseti kombëtar” Lubonja: Urreni Ramën, jo grekët! RENEA, një ditë mund të na fusë plumbin edhe neve

Fatos Lubonja ka bërë një analizë për atë që ndodhi në Bularat. Sipas tij, është e papranueshme urrejtja e shfaqur nga shqiptarët ndaj ekstremistit grek të vrarë, Konstandin Kacifas. Në shkrim, edhe në këtë rast, Lubonja e ka me Ramën, dhe jo me ekstremistin grek të vrarë.

““Greqia ka gomarët dhe derrat e vet”, – thotë Kryeministri! Çfarë niveli! Gjermanisht as nuk mund të përkthehet sepse këtu me derrin dhe gomarin asociohen thjesht kafshë të mira, me të cilat fëmijët luajnë në shtëpi, që të vegjël e shkojnë i përkëdhelin nëpër parqe […]! Kur Kryeministri flet kështu, çfarë të konstatosh mbi zhvillimin e Shqipërisë!”, shkruan Lubonja për Panorama.

“Them se edhe akti i Kaçifasit dhe mbështetja që ai gjeti te minoritarët duhet të na bëjë të mendojmë një çikë më shumë se çfarë Shqipërie kemi bërë ne për veten, por edhe për minoritarët grekë, që janë, edhe ata, shtetas shqiptarë.

Dhe po të thellohemi sadopak, nuk mund të mos na vijë në mendje fakti se 52% e shqiptarëve duan të shkojnë jashtë, pasi në vendin tonë jeta është bërë gjithnjë e më e padurueshme për shkak të bandave kriminale të veshura me pushtet politik që na qeverisin.

Mos vallë, atëherë, përderisa vetë shqiptarët i urrejnë e i luftojnë kaq shumë shqiptarët, nuk duhet të çuditemi kur shohim ndër minoritarët grekë edhe nga ata që jo vetëm nuk na duan, por edhe ëndërrojnë që territori i tyre të bëhet Greqi?

Dhe ja ku shfaqet skizofrenia e parë: në vend se të reflektojnë mbi gjithë këtë problematikë, shumë nga ata shqiptarë që thonë se Shqipëria nuk bëhet me njerëz si Edi Rama e me kriminelët që e rrethojnë, ulërasin kundër minoritarëve grekë, që i urryekan shqiptarët, edhe pse atyre u paskemi krijuar kushtet optimale të jetës.

Jo vetëm, por sa lehtësisht manipulohen për të pranuar si udhëheqës të kësaj ndjenje urrejtjeje identitare atë që urrejnë edhe vetë Edi Ramën”, vijon Lubonja.

Sipas tij, është e pashpjegueshme përse RENEA e vrau Kacifasin. Ai thotë madje, se RENEA mund të na vrasë edhe ne.

“Duhet të reflektojmë një çikë më shumë për atë se ajo që i ndodhi “grekut të m…”, Kaçifas, është ajo që na ka ndodhur e rrezikon të na ndodhë edhe më rëndë ne “shqiptarëve të m…” nga njerëz që kulturën e dhunës ndaj më të dobëtit dhe zbythjen ndaj më të fortit e kanë mënyrë sjelljeje e qeverisjeje. Mjafton të kthejmë kokën prapa dhe do të gjejmë raste pa fund ku kjo kulturë ka prodhuar poshtërim e vrasje të shqiptarit nga shqiptari.

Shembullin më të freskët e keni këto ditë tek ajo që po ndodh me planin kriminal të shembjes së shtëpive dhe dyqaneve të banorëve tek “Astiri”.

Mos kujtoni se kjo histori nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Bularat dhe mos u çuditni nëse nesër ju ndodh që, teksa protestoni paksa dhunshëm, të vijë Renea dhe t’ju vrasë me plumb pa e vrarë mendjen aspak për respektin ndaj jetës njerëzore dhe të ligjit mbi moskapërcimin e mbrojtjes së nevojshme”, e mbyll Lubonja.