Prej shtatorit, kur mbajti një konferencë për shtyp në Kuvend dhe akuzonte pushtetin duke thënë se është viktimë e persekutimit politik.
Në periudhën kur Gjykata e Apelit po diskutonte ankesat e tij dhe kur pritej të merret vendim përfundimtar nëse ai do të shkonë në burg ose jo,Gruevski kishte tërhequr të gjitha paratë që kishte në llogaritë e tij, raporton AlsatM.
Edhe pse këto informacione janë jozyrtare, Prokuroria Speciale Publike konfirmoi zyrtarisht se nuk ka mundësi që të ngrij llogaritë bankare të Gruevskit për shkak se aktualisht nuk ka para dhe pronë në emër të tij, ndërsa llogaritë e tij bankare janë zero, shkruan “Nezavisen”.