Ilir Demalia u përfshi në fyerje personale me gazetarin Kastriot Myftaraj në studion e “360 Gradë” në Ora News.
Demalia: Komunistët morën pronën në mënyrë arbitrare, ruajtën kadastrat. Ruajtën pronarët origjinalë në kadastra dhe ’90-t bëri shkatërrimin përfundimtar që nuk e ka bërë asnjë armik i Shqipërisë.
Myftaraj: Javë për javë fillon për pronat.
Demalia: Unë nuk jam si ai që e kanë sjell në Tiranë. Nuk njef nënë dhe babë. Kam 300 vjet den baba den në Tiranë.
Myftaraj: Çfarë pune bën ky njeri në Amerikë? 30 vjet! Ka bërë ndonjë shkollë?!
Demalia: E kupton sa gormar je. Je njeriu më i pështirë.
Myftaraj: Pasi flasim dy orë këtu na nxjerr një bari. Ky zotëria punon bari atje.
Demalia: Ti je një derr!
Myftaraj: Unë e marr kur dal me delet. Ti nuk ke hyrë në qytetërimin shqiptar, do të hysh në qytetërimin amerikan.
Demalia: O kafshë! Ai është për fat të keq! Shihja fytyrën. Ti rron me shpifje dhe paguhesh për shpifje.
Myftaraj: Ti fillove të shpifësh që në vitit 1990. Në Kinostudio çfarë pune bëje?