Ai po i tregon gjurmët, drejtësia thotë ku është “ujku”
Ilir Meta është politikani që mban mbi shpatulla shumë mëkate , të cilat deri më tani i kanë peshur “me qetësi dhe dashuri”. Por dita-ditës barra po i rëndohet dhe “ujku” i Skraparit po ia ndjen peshën në kurriz.
Pema që ai mbolli në politikën shqiptare (LSI) , po shkulet me rrënjë dhe sigurisht është edhe rradha e tij. Duke komentuar rastin e Gruevskit ai është shprehur: “Kam edhe një rastin tim, në vitin 1992, në zonën time elektorale u morën peng dy oficerë policie nga protestuesit. Unë isha në opozitë dhe nuk isha ketu dhe vajta i shpëtova nga ajo pengmarrje padashje e njerëzve të painformuar.
Për këtë cështje prokuroria më hoqi imunitetin dhe donin të më fusnin në burg. Mua më ofruan strehim politik në Greqi se kishim parti aleate në atë kohë dhe në Itali. Edhe pse isha fare i ri nuk e pranova një gjë të tillë. Kështu që politikanët në Ballkan duhet të jenë gati për të gjitha sfidat dhe të qëndrojnë si burrat”.
Por a do të mundet t’i qëndrojë si burrat Ilir Meta me vilën me 11 banjo qelisë?!
Dikur deklaronte: “Kur bëri burg Fatos Nano nga Tirana, unë nga Skrapari se kam problem”
Për të vijuar me sfidën se, “nuk ka lindur ai burrë që më fut në burg”
“Nuk besoj, edhe një herë tjetër, se vërtet kanë lindur ata njerëz që mund të kenë një guxim të tillë. Po kështu nuk është ndonjë sekret që indirekt vazhdimisht është përmendur, apo është pëshpëritur se kjo reformë bëhet kundër këtij, kundër atij, dhe nuk është ndonjë sekret që është thënë që është bërë edhe kundër Metës.
Ndërkohë që Metën këtu e kanë dhe do ta kenë gjithmonë qytetarët shqiptar pasi Meta nuk e ka në plan të iki të jetoj në ndonjë ishull apo as në ndonjë vend tjetër. Ka vendosur të jetë jetojë këtu në Shqipëri dhe të ndajë çdo gëzim dhe çdo vështirësi me qytetarët e këtij vendi”, ka sfiduar Meta publikisht.
Mbetet për t’u parë ky premtim. Ilir Meta njihet si politikan i “saltrove” dhe kameleon, që zor se mund të mbahesh pas “besës së tij”.