Një anije e cila mbante flamurin shqiptar, është përplasur në brigjet greke në shkëmbinj, duke bërë që të lëndohen disa nga pjesëtarët e ekuipazhit.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë brigjeve të Lefkadha.
Si pasojë e përplasjes tetë persona kanë mbetur të lënduar.
Mësohet se anija me emrin “Koravi”, është përplasur në shkëmbinj në zonën e “Akrotirio Doukatou”.
Paraprakisht mendon se anija transportonte hekur drejt Shqipërisë.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e tyre. /a.y/noa.al