osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bashën e zë “skleroza”, harron firmën e tij: Projekti i Unazës së Re është një paligjshmëri

Bashën e zë “skleroza”, harron firmën e tij: Projekti i Unazës së Re është një paligjshmëri

Edhe pse gjurma ku kalon Unaza e Madhe është miratuar nga Bashkia e Tiranës në vitin 2012, kohë kur ky institucion drejtohej nga Basha, ky i fundit sot e cilëson atë projekt të paligjshëm.

Kreu demokrat Lulzim Basha i ftuar në Real Story, në Vizion Plus, deklaroi para moderatorit Sokol Balla se ai si kryetar opozite është I mendimit se kjo projekt është një paligjshmëri barbare sepse 317 banesa rrezikohen te prishen. Basha theksoi se detyra e çdo institucioni që të jetë në krah të njerëzve.

Më herët sot, Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla e cilësoi si përpjekje idioteske, qëndrimin e opozitës për të penguar ndërtimin e Unazës së madhe të Tiranës. Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se kjo është në vazhdën e historive të turpshme të PD-së për të dal kundër projekteve zhvillimore.

“Është e turpshme që pas historive pafund, pas dështimi tek këndi i lojërave tek parku Tiranës. Pas dështimit tek “Sheshi Skënderbej”, pas historisë pakuptim të Teatrit Kombëtar, tani kemi dhe një betejë idioteske tjetër, siç është kjo për të penguar ndërtimin e Unazës së Tiranës. Aq e pakuptimtë është kjo sa kryetari aktual i opozitës ka qenë pjesë përcaktimit të gjurmës ku kalon unaza, me firmë e vulë qoftë si ministër Transporti, qoftë si kryetar bashkie. Gjurma ku kalon unaza është miratuar nga Bashkia e Tiranës në vitin 2012.

Banorët që ankohen sot te Basha duhet në radhë të parë të informohet nga vetë Basha për gjurmën. Unaza do të ndërtohet. Është e turpshme se sa herë kemi një projekt të rëndësishëm zhvillimi jo vetëm këtu në Tiranë, por edhe në pjesë të tjera Shqipërisë, PD dhe LSI duan të pengojnë këto projekte të rëndësishme. Megjithatë sot nuk kanë ndonjë takim nëpër hotele ata se e kanë pushim sikur e kanë marë pushim prej disa javësh, detyra jonë është të miratojmë këto marrëveshje të rëndësishme”, tha Balla.