Lajmi se Nikolla Gruevski ka ikur drejt Budapestit nga Shqipëria është totalisht i rremë. Nikolla Gruevski ka ikur me Kompanin ajrore “Malev” nga Beogradi në drejtim të Budapestit.
Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar në mbrëmje dhe ka arritur në mënyrë të ligjshme në Tiranë, dhe është akomoduarr në ambasadën hungareze. Të nesërmen sipas konfirmimit të policisë Shqiptare, ai ka kalur i rregjistruar në sistemin TIMS, vetëm me kartë në pikën e kalimit të Hani i Hotit, drejt Malit të ZI, nga ku ka marrë rrugën drejtë Beogradit
Pasi ka kaluar një natë në Beograd në mëngjesi e datës 12 Nëndor herët, ai ka udhëtuar me anë të kompanisë Malev direkt nga Beogradi në Budapest.
Por e përditshmja serbe, Politika shkruan duke mos njohur dhe aeroportin e vëndit të vet se Gruevski ka udhëtuar nga Shqipëria me kompanin “Malev”, çfarë përbën një shpifje ordinere dhe qesharake
Kompania hungareze e fluturimeve MALEV nuk funksionon që nga muaj Janar i vitit 2012 në linjën Tirane_Budapest, ku shihet qartë se mediat serbe mundohen që të humbin gjurmët se Gruevski nuk ka kaluar nga Serbia por nga Shqipëria.
Në Maqedoni janë hapur shumë dilema të ndryshme se Gruevski me anë të shërbimit sekret serb ka kaluar kufirin me veturë nga Maqedonia në Serbi, por e vërteta është se Gruevski ka kaluar vetëm kufirin Maqedonsi pa dokument, kurse në Shqipëri ka udhëtuarpa problem, sepse nuk ka patur asnjë urdhër ndalimi ndërkombëtarë.
Ende nuk dihet se si ka ikur ish kryeministri Nikolla Gruevski nga Maqedonia, por me ikjen e tij institucionet e vendit nuk kanë treguar seriozitet dhe gatishmëri, por ashtu si në Shqipëri pas ikjes së Gruevskit, shumë parti shqiptare kërkuan dorëheqjen e Qeverisë dhe kërkuan zgjedhje të parakohëshme./Ekskluzive.al