osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Cila është dosja e rëndë që ka frikësuar Ilir Metën?! Sulmon BE dhe ambasadorin në Tiranë, ekspertin e antimafias Soreca!

Cila është dosja e rëndë që ka frikësuar Ilir Metën?! Sulmon BE dhe ambasadorin në Tiranë, ekspertin e antimafias Soreca!

Familja presidencialo-opozitare sulmoi dhe nuk la gjë pa thënë për Romana Vlahutin, vetëm për mbështetjen që ajo i dha reformës në drejtësi. Tani sulmohet përmes “zarit” Vasili, ambasadori i ri i BE, eksperti i nivelit të lartë të antimafias italiane Luigi Soreca që ka punuar me prokurorin e famshëm dhe të vrarë italian të antimafias italiane Paolo Borselino. Mos ka sjellë nga Italia dosjen e supertrafikantit të drogës dhe mikut të Metës, Klemend Balili?!

Në sulmet kundër ambasadores së delegacionit të Bashkimit Europian Romana Vlahutin, e cila e përfundoi misionin në Shqipëri, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi theksonin fort se nuk kishin asgjë me BE-në por e kishin me sjelljen e përfaqësueses në Tiranë, që i shërbente Ramës.

Nuk lanë gjë pa thënë dhe pa sajuar në kurriz të Vlahutin, e bënë me dashnor, e bënë me vilë, me lekë vetëm e vetëm që ta përlyenin dhe ta cilësonin si njeriu pro qeverisë dhe kundër opozitës.

Vlahutin iku, pavarësisht se zbuloi si rastësisht se Ilir Meta kishte një resort turistik në Kroaci, por përpos informimit të instancave eprore të saj në BE, nuk shpërtheu në inatin ballkanik për t’ia thënë në sy dhe në ambientin politik dhe shoqëror shqiptar. E kurseu Metën me një fjalë.

Por vijimi i akuzave ndaj BE dhe pas largimit të Romana Vlahutin dhe ardhjes në vend të saj të ambasadorit të ri, Luigi Soreca, tregon se inati i Metës dhe Monikës është më i thellë.

Ardhja në krye të ambasadës së BE në Tiranë i një eksperti të nivelit të lartë të antimafias italiane, që ka punuar me Borselinon e famshëm, si Soreca, me sa duket e ka tmerruar familjen presidencialo-opozitare, sa të nxjerrin “zarat” e tyre në një sulm aspak të denjë kundër ambasadorit.

Sulmet e Metës dhe Monikës përmes ‘zarit’ Vasili kundër Vlahutin për shkak se po mbështeste reformën në drejtësi dhe kundër Soreca si një ekspert i kalibrit të lartë në luftën kundër krimit, trafikut të drogës e mafias në përgjithësi tregon se “laku” për Metën e Monikën është ngushtuar së tepërmi.

Dhe për të bërë sulmet ndaj ambasadorit të BE është gjithnjë gati Petrit Vasili, që shkruan, lexon çfarë i thonë, pa i “përtypur” fare, pa u skuqur apo zverdhur për cilësinë e atyre që thotë.

“BE në Tiranë në funksion të integrimit për qeverinë apo për Shqipërinë? Këshilli i Stabilizim Asocimit sërish u mblodh pa ftuar të jetë pjesë opozita shqiptare, e cila përfaqëson shumicën e shqiptarëve.

Nga 2013 deri më 2017 opozita ka qenë gjithmonë e pranishme dhe kjo i ka bërë mirë procesit. BE në Tiranë në ato vite e promovoi fort këtë pjesëmarrje gjithëpërfshirëse maxhorancë- opozitë.

Sot kjo nuk po ndodh. Përse BE në Tiranë hesht? A e ndihmon procesin e integrimit një pjesëmarrje e njëanshme vetëm e përfaqësuesve të qeverisë rekordet e errëta të së cilës janë halli i madh i shqiptarëve, i integrimit të frenuar europian por edhe i Brukselit?

Çfarë e frenon BE në Tiranë që të promovojë gjithëpërfshirjen? Nuk ka vlerë, që BE në Tiranë të jetë aktive për argumenta shpesh periferike të jetës politike të vendit e të qëndrojë indiferente ndaj atyre çështjeve ku ajo ka rol të drejtëpërdrejtë ku integrimi europian është kryeçështja”, deklaron Vasili. Të njejtat akuza si ndaj Romana Vlahutin, i njejti mllef dhe e njëjta gjuhë.

Acarimi i gjuhës me ambasadorin e ri të delegacionit të BE në Tiranë, i cili ende nuk ka mësuar selitë e qeverisë dhe të partive e jo më kulisat politike shqiptare, tregon qartë se Meta e Monika janë frikësuar për diçka shumë të madhe dhe janë në hall të madh.

Se çfarë dosjeje ka Soreca në dorë që ka tmerruar kaq shumë këtë dyshe mafioze, ende mbetet mister. Por me sa duket është ndonjë hetim që është mbartur nga Italia për supertrafikantin e drogës Klemend Balili apo për ndonjë trafikant tjetër ku del dhe emri i Metës, ka bërë që të humbin mendjen.

Gjithsesi në ditët e ardhshme pritet të zbardhen detaje nga kjo përplasje e re e Metës dhe Monikës me ambasadorin e ri të BE në Tiranë, pasi për mospjesmarrjen në Këshillin e Stabilizim Asociimit as që i lëviz ndonjë muskul familjes presidencialo-opozitare. Eshtë hall burgu ai që i ka bërë të shpërthejnë në sulme ndaj ambasadorit Soreca./Pamfleti