Në datën 11.11.2018, ora 19:11, ka dalë nga Pika e Kalimit Kufitar Hani Hotit, në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, të Ambasadës Hungareze në Tiranë
Sipas deklaratës zyrtare të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit Shqiptar, ai është lejuar të kalojë, pasi “Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim.”
Të njëjtat burime thonë se, “Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas.”
Kujtojmë se vetë qeveria e Maqedonisë përmes kryeministrit Zaev është shprehur se Hungaria nuk duhet ti japë azil politik Gruevskit, pasi vendi është një vend i sigurt, dhe nuk përbën rrezik për jetën e ish-kryeministrit.
Hungaria pranoi dje kërkesën e tij për azil, një situatë kjo që mund të sjellë probleme në luftën e shteteve ballkanike për të vënë drejtësi në nivele të larta të zyrtarëve të korruptuar.
Njoftimi i plotë: Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit duke iu përgjigjur interesimit të meidas në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të shtetasit Nikola Gruevski, ju informon se: Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.
Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim. Interpol Shkupi, në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35, i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas.