Gazetari Artan Hoxha që merret me kronikën e zezë ka paralajmëruar se do të ketë arrestime të reja në lidhje me hetimet e operacionit Volvo 5.
Ai ka thënë në emisionin Top-talk se pseudonimi xhuxhi do të dalë shumë shpejt se kujd i takon.
“Do të ketë arrestime të tjera. Grupi i hetimit po punon për identifikimin e “Xhuxhit”. Nisur nga përmasat fizike, ka disa drejtues dhe ish-lokalë që i përmbushin kushtin për të qenë “xhuxhi”, u shpreh Artan Hoxha duke shtuar se “Skema ka qenë shumë më e ndërlikuar se sa e njohim ne.
“Në vijimësi do të ketë arrestime të tjera”, përfundon Hoxha.