Ousmane Dembélé ka probleme te Barcelona, edhe për shkak se ka një karakter të vështirë dhe sjellja e tij nuk u pëlqen drejtuesve dhe shokëve të ekipit.
Sulmuesi francez duket se është një tip problematik, sepse edhe në Gjermani, kur luante për Dortmundin, ka hapur jo pak telashe.
Bild raporton se 21-vjeçari është paditur nga pronari i shtëpisë ku jetonte me qira në Dortmund dhe nëse e humbet gjyqin do të duhet të paguajë 20725 euro.
Padia lidhet me gjendjen e keqe që Dembele e la shtëpinë ku jetonte, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke mos u kujdesur për pastrimin dhe mirëmbajtjen e saj.
“Kishte plehra dhe mbeturina në çdo cep, gjeta ushqim të kalbur në frigorifer e në rafte, qese plastike të hedhura në tokë. Po ashtu, faturat nuk ishin paguar prej kohësh, ishin lënë pirg pas derës kryesore”, thotë pronari i shtëpisë, 71-vjeçari Gerd Weissenberg.