Pas takimit me strukturat në Shkodër, zëvendësministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zbarkuar sot në një tjetër qytet ‘të nxehtë’, ku bandat veprojnë frikshëm. Raportohet se Lleshaj ka shkuar sot në qytetin e Elbasanit, ku po zhvillon një takim me policinë e qytetit.
Kjo është mbledhja e tij e parë, që zv.ministri Sandër Lleshja zhvillon me strukturat e Elbasanit.
Zv/ ministri i Brendshëm fillimisht realizoi një takim me strukturat e policisë në Drejtorinë e Policisë Tiranë, për të vijuar më pas me strukturat e policisë në Shkodër. Ky është takimi i tij i tretë në kuadër të forcimit të luftës së krimit në vend.
Siç dihet, Shkodra dhe Elbasani janë dy prej qyteteve më të rrezikuara nga bandat kriminale, ku krimi ngre dorë e godet në çdo kohë dhe në çdo orë të ditës, duke bërë viktima edhe njerëz të pafajshëm.