Jep dorëheqjen zv.ministri i Arsimit Taulant Muka, i emëruar pak kohë më parë në këtë detyrë.
Mësohet se Muka ka dorëzuar dorëheqjen pas dy javësh në detyrë dhe e pranuar nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.
Pas dy javësh në detyrë, Muka deklaroi se: Falenderoj shumë Kryeministrin për besimin e dhënë, por e kam të pamundur të ndryshoj sistemin nga brenda!
Sipas Mukës, duhen vetëm dy javë për ta njohur sistemin dhe për ta përmirësuar nga brenda.