Lirohen dy ish deputetët e PS-së Arben Ndoka dhe Arben Cuko, të cilët u arrestuan në sajë të operacionit ‘Vol-Vo4’.
Mësohet se gjykata i ka caktuar atyre masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Çuko akuzohet se ka transferuar një të burgosur në këmbim të një sasie lekësh, dhe provë kundër tij kanë qenë disa përgjime.
Prokuroria në dosjen e saj shprehej se gjatë përgjimit të shoferit të Arben Çukos, ishte përmendur dhe emri i këtij të fundit ku do të ndërhynte për të bërë të mundur transferimin e Olsi Karagjozit.
Ndërsa ish-deputeti Areb Ndoka akuzohet se ka lidhje me grupin Avdylaj, pasi arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit “Volvo 4”.
Sipas Prokurorisë Ndoka dyshohet se ka kryer tjetërsimin e disa tokave në Lezhe dhe tek Rana e hedhun.