Siç u bë e ditur dje, “The Voice Kids” do të vijë me ndryshime sepse prezantues në këtë spektakël nuk do të jetë më Ledion Liço, por Dojna Mema e cila në dy edicionet e mëparshme ishte në “Voice room”.
Në një deklaratë për “Top Channel”, Ledioni i ka uruar suksese Dojnës dhe shprehet se i ka ardhur koha një brezi të ri për ta drejtuar “The Voice Kids”.
“Në janar nis sezoni i ri i ‘The Voice Kids’ në Top Channel.
Si gjysmë shaka vitin që kaloi thashë që nuk do ta bëj më këtë eksperiencë sfilitëse emocionale, pas tetë vitesh si prezantues, tre prej të cilave si producent ekzekutiv.
Shakaja është gjysma e së vërtetës dhe mesa duket është koha t’i hap rrugë një vizioni të ri dhe një brezi të ri.
Jam krenar për stafin që ka punuar me mua e që do të vazhdojë ecjen përpara programit, te cilit i uroj shumë fat. Në 16 vitet e mia në “Top Channel”, çdo program ka patur ciklin e tij.
Një kapitull i ri nis së shpejti me një projekt gjigand, emrin e së cilit e doni shumë.
Duke falenderuar Top Channel, dhe të gjithë juve për mbeshtetjen në gjithë këto vite, shihemi së shpejti”, është shprehur Ledioni.