Prej kohësh është përfolur për jetën private të moderatores Luana Vjollca dhe për lidhjen e dashurisë me biznesmenin dhe menaxherin e VIP-ave nga Kosova, Krenar Çoçajn.
Kjo lidhje gjithmonë është munduar që të mbahet e fshehtë nga publiku.
Por pavarësisht kësaj përpjekjeje, Luana dhe Krenari janë fotografuar së bashku dhe jo rrallëherë kanë rënë në sy të fansave të tyre, komentet që ai ka bërë në fotot e moderatores seksi.
Mirëpo së fundmi u çuditëm kur vumë re se Luana dhe Krenari kanë fshirë njëri-tjetrin nga “Instagrami”.
Rrjeti social ku ishin shumë aktivë pasi shpesh shkëmbenin komente dashurie me njëri-tjetrin.
Ndryshe nga Luana, Marina dhe Getoar Selimi dyshja vazhdojnë e ndjekin në Instagram, Krenarin.
Epo si duket heqja nga ‘followers’-at duhet të ketë qenë thjesht nga ndonjë zënkë e momentit. Ose për të tërhequr vëmendje nga media online.