Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh këtë të mërkurë, se “rruga e vetme e largimit të kryeministri Rama janë protestat mbarëpopullore”.
Deklaratën e bëri nga Durrësi, ku zhvilloi një takim me kryesinë e partisë atje, së bashku me deputetët e LSI-së së këtij Qarku, Lefter Koka dhe Nora Malaj.
Kryemadhi tha se LSI do bashkëpunojë në të gjitha nivelet me partitë opozitare.“Forcimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim është garancia për një Shqipëri më të mirë, larg krimit të organizuar dhe varfërisë.
LSI i jep një rol të veçantë rinisë dhe gruas. Forcimi i strukturave të rinisë dhe gruas, janë imediate për shpëtimin e vendit nga krimi i organizuar”, u shpreh Kryemadhi.