osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkarkohet nga vettingu kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë… 8 apartamente dhe 8 automjete në pronësi

Shkarkohet nga vettingu kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë… 8 apartamente dhe 8 automjete në pronësi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar kryetaren e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj.

Trupa gjykuese që shqyrtoi dosjen e Liçajt, Xhensila Pine, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici, gjeti probleme të theksuara me pasurinë e gjyqtares. Kryegjyqtarja e Apelit të Vlorës rezultonte pronare e 8 apartamenteve në Tiranë dhe Vlorë dhe gjithashtu edhe e 8 automjeteve.

Vetë gjyqtarja ishte e pranishme në seancën e KPK e shoqëruar nga mbrojtja. Ndërkohë një ditë para seancës dëgjimore në KPK, Alma Licaj shpalli të pafajshëm ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika.

Pasuria

“Shqiptarja.com” verifikoi pasurinë e deklaruar pranë ILDKPKI nga kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj, që nga viti 2003 deri në vitin 2017, kur zonja ka dorëzuar edhe deklaratën e fundit të pasurisë.

Të ardhurat e deklaruara nga gjyqtarja janë vetëm paga e saj dhe të ardhura nga një dyqan “ushqimore”. Sa i takon pasurive të paluajtshme, gjyqtarja deklaron në vitin 2003, dy apartamente, banesë 3 kate si dhe apartament 2+1.

Në vijim, së bashku me bashkëshortin Alma Liçaj deklaron në vitin 2008 apartament në Tiranë me vlerë 60 mijë euro, kontratë për apartament në Tiranë me vlerë 97 664 euro në vitin 2009, apartament banimi 57 m2, në Vlorë, trashëguar nga babai, 25 % të pjesës, në 2016, si dhe apartament banimi, në Tiranë, 100.68 m2, me vlerë 70 mijë euro, në vitin 2016.

Si burim për të justifikuar këto pasuri, gjyqtarja deklaron disa hua në vlerat 60 mijë euro, 30 mijë euro, 70 mijë euro dhe 12 mijë euro.

Gjyqtarja ka ndryshuar shpesh makinat, ndërsa bien në sy që ka blerë makina me një çmim të caktuar, duke i shitur me një çmim disa herë më të lartë.

Kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj deklaron automjet tip Benz, me vlerë 500 000 lekë në vitin 2003, automjet tip Benz, me vlerë 200 000 lekë, në vitin 2006, shitur automjet tip Benz, me vlerë 450 000 lekë, në vitin 2007, makinë tip Benz, me vlerë 600 000 lekë, në vitin 2009, makinë me vlerë 100 000 lekë, në vitin 2010.

Ndërkaq, bashkëshorti i saj deklaron shitjen e një makine me vlerë 20 mijë euro në vitin 2010. Po gjatë këtij viti ka blerë një makinë tip Benz me vlerë 4 500 euro.

Në vitin 2013, gjyqtarja ka shitur një makinë tip Benz me vlerë 15 mijë euro, ndërsa po gjatë këtij viti ka blerë makinë me vlerë 500 000 lekë.

Në vitin 2014, deklarojnë shitje makine me vlerë 3 mijë euro si dhe blerjen e dy makinave, njërën me vlerë 14 mijë euro, ndërsa për tjetrën nuk pasqyrohet vlera. Në vitin 2016 deklaron shitjen e një makine me vlerë 5 euro.

Pasuria e kryetares së Gjykatës së Vlorës, Alma Liçaj

Dy apartamente (2003).
Banesë 3 kate, 50 milionë lekë (2003).
Apartament banimi, 2+1, 20 milionë lekë (2003).
Automjet tip Benz, 500 000 lekë (2003).
Paga 756 096 (2004).
Automjet tip Benz, 200 000 lekë, paga 1 379 320 lekë (2006).
Shitje makinës tip Benz, 450 000 lekë (2007).
Depozita, 20 000 lekë, 20 000 lekë, paga 1 177 211 lekë (2007).
Apartament në Tiranë, 60 mijë euro (2008).
Hua 60 mijë euro, me afat 5-vjeçar (2008).
Makinë tip Benz, 600 000 lekë (2009)..
Kontratë për apartament në Tiranë, 97 664 euro (2009).
Automjet, 100 000 lekë (2010).
Bashkëshorti Mehmet Liçaj, shitje makine, 20 mijë euro(2010).
Blerë makinë Benz, 4 500 euro (2010).
Paga, 1 292 992 lekë (2011).
Të ardhura nga biznesi ‘ushqimore’, 507 422 lekë, paga 1.3 milionë lekë (2012).
Hua 30 mijë euro, me 3 %, për 3 vjet (2012).
Shitje automjeti, 15 mijë euro (2013).
Blerje makine, 500 000 lekë (2013).
Të ardhura nga biznesi, 1 500 486 lekë, gjendje cash 12 mijë euro (2013).
Bashkëshorti, hua vëllait, 12 mijë euro (2013).
Shitje makine 3 mijë euro, (2014).
Blerë makinë, 14 mijë euro (2014).
Blerë makinë Benz, vlera…. (2014)
Paga 1.3 milionë lekë, të ardhura nga biznesi, 985 841 lekë, cash 900 000 lekë (2014).
Dhuruar makinë shtetasit, Artan Liçajt (2015).
Paga 1 337 074 lekë, të ardhura nga biznesi ‘ushqimore’ 688 596 lekë (2015).
Para cash, 3 388 596 lekë, (2015).
Apartament banimi 57 m2, në Vlorë, trashëguar nga babai, 25 % (2016).
Apartament banimi, në Tiranë, 100.68 m2, burimi: Hua 70 mijë euro, me 3 %, për 5 vjet (2016).
Gjendja cash 500 000 lekë, paga 1 323 736 lekë, (2016).
Shitje makine tip Benz, 5 mijë euro (2016).
Njësi 43 m2, dhuruar Mehmet Liçaj (2016).
Njësi 95 m2, dhuruar Mehmet Liçaj (2016).
Garazh 35 m2, dhuruar Mehmet Liçaj (2016).
Cash, 500 000 lekë (2016).
Depozitë në emër të djalit, 24 854 lekë (2017).
Depozitë në emër të vajzës, 24 854 lekë (2017).
Paga si kryetare gjykate, 1 382 079 lekë (2017).