Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro këtë mëngjes ka qenë e ftuar në emisionin “Wake up”, ku ka folur për citimin e saj, që shkaktoi shumë polemika.
Kumbaro ka thënë se:
“Unë kam marrë citimin e shkrimtarit të njohur John Waters, është copy-paste. Virale bëhen dëshirat negative, jo mesazhet pozitive”.
Por moderatorja e emisionit, Ori Nebiaj, e ka quajtur si një veprim të guximshëm të ministres për të huazuar një shprehje, e cila i sugjeronte çifteve të mos kryenin marrëdhënie seksuale me dikë që nuk ka libra në shtëpi.
“Edhe si ministre apo përkthyese, unë flas pareshtur për librin dhe është e vështirë të tërhiqet vëmendje nëse nuk kemi të bëjmë me një reklamë, apo diçka tjetër, por nuk ishte i qëllimshëm.
Lexova një artikull të Waters, i cili tentoi të provokojë shoqërinë me këtë ide, pra në marrëdhënien në çift, pasi libri mund të jetë kriter i tjetrit.
Për çdo gjë që bëni mendoni edhe kriterin e përzgjedhjes kulturore, pra a ka ky njeri një kulturë pas”, tha Kumbaro.
“’Don’t f*ck them’, zonja Kumbaro jemi të gjithë të rritur”, tha Nebiaj.
Por Kumbaro e ka quajtur si cektësi interpretimin e gazetares, duke i sugjeruar kësaj të fundit të lexojë më shumë libra.
“Po më habisni pak me cektësinë e interpretimit tuaj. Waters shpreh një mesazh, se një njëri i rrethuar me libra është të bën më të mirë.
Nëse lexon më shumë ju bën gazetare më të mirë, një shoqe më të mirë. Ky është edhe mesazhi që ju duhet të jepni në media”, tha Kumbaro.(TemA)