Elhaida Dani ishte shumë pranë fitores vitin e kaluar, por me shumë pak diferencë pikësh, fituese u shpall Anxhela Peristeri.
Elhaida do konkurrojë sërish sivjet në “Kënga Magjike”, me shpresën për ta rrëmbyer këtë herë çmimin e parë.
Këngëtarja ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet krah Ardit Gjebreas dhe Eni Çobanit teksa me humor bën një kërcënim nëse nuk e merr çmimin e parë.
“Po nuk ma dhatë edhe këtë herë çmimin do shihemi në gjyq me Ardit Gjebrea dhe Eni Çobani”.
Fansat e këngëtares kanë reaguar menjëherë duke komentuar, se mezi presin të dëgjojnë këngën e saj.