Gazeta serbe “POLITIKA” ka zbuluar më shumë detaje sesi ka dalë nga Maqedonia ish-kryeminstri Nikolla Gruevski, i cili tashmë ndodhet në Hungari, ku ka kërkuar azil politik.
Media serbe thotë se Gruevski pa pasaportën e tij ka kaluar kufijtë e disa shteteve për të mbërritur në Hungari.
Mësohet sde Gruevski me pasaportë fallso gjatë natës ka arritur në Tiranë, më pas me fluturimin e parë në mëngjes me kompaninë “Malev” është arratisur në Budapest.
Në të gjithë këtë ai ka qenë i ndihmuar nga punonjësit e Ambasadës Hungareze në Shqipëri.
Informatat që vijnë nga Serbia thonë se në aeroplan Gruevski gjatë gjithë kohës ka pasur syze dielli dhe kapuç, çka ka bërë që personeli i aeroplanit të mos e kuptonte kush ishte ai në të vërtetë.
Vetë qeveria e Maqedonisë përmes kryeministrit Zaev është shprehur se Hungaria nuk duhet ti japë azil politik Gruevskit, pasi vendi është një vend i sigurt, dhe nuk përbën rrezik për jetën e ish-kryeministrit.