Arratisja e ish kryeministrit Nikolla Gruevskit pas dënimit me dy vite burg për korrupsion krijon një precedent të rrezikshëm. Sfidimi i drejtësisë duke kërkuar azil politik në një shtet tjetër është një procedurë që “hedh në erë” ligjin dhe të drejtën.
Ky akt i ish kryeministrit Gruevski, ndodh në një kohë kur Ballkani synohet të vendoset nën thundrën e ligjit dhe Shqipërisë së korruptuar t’i jepet një goditje e fortë.
Ky është një shembull që politikanët tanë nuk është se nuk e kanë mendur, se jo më kot i kanë nxjerrë jashtë vendit thasët me para dhe kanë mbushur xhepat me pasaporta diplomatike, por ju kopsitet për shtati, ndërkohë që vijojnë të lëvizin gurët për shpëtimin e “kokës”.
Viktor Orban është aleati më i ngushtë i Gruevskit, ndaj edhe po përpiqet ta shpëtojë. Por sa miq të tillë “për kokë” kanë politikanët shqiptarë këtë nuk e dimë…se edhe fotot e miqësive “të ngushta” që përcjellin me autoritete ndërkombëtare i paguajnë kokërr më kokërr.
Edi Rama ia dha mbrëmë një sinjal Ilir Metës…
Valixhet e arratisë po bëhen ngati! Tik-taku i alarmit po skadon./Pamfleti