Policia e Shtetit, pas Vlorës, ka publikuar sot emrat dhe fotot e personave më të kërkuar në qytetin e Fierit.Janë në total 17 persona ata që cilësohen të një rrezikshmërie të lartë në Fier, për të cilët gjykata ka dhënë ose dënim me 25 vite burg, ose me burgim të përjetshëm.
Policia në njoftimin e saj iu kërkon ndihmë qytetarëve në mënyrë që të mund të gjejë vendodhjen e personave më të kërkuar të momentit në Fier.Një pjese të personave të shpallur në kërkim Policia e shtetit nuk ka mundur që t’iu gjejë dot foto, dhe ka publikuar vetëm identitetet e tyre, si dhe dënimet që kanë marrë.
Mes emrave rezulton të jetë në kërkim dhe një grua e cila ka një dënim prej 25 vitesh burg të dhënë nga ana e saj.
Floresha Ndino, me vendlindje në Drizë të Fierit është dënuar me 25 vite burg për rrëmbim personi. Sot ajo është 52-vjeç, dhe rezulton në çdo njoftim të policisë një nga gratë më të kërkuara në vend.Edhe në rastin e saj, policia nuk ka mundur që të sigurojë dot foto, pasi bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur shumë vite para.