osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nexhmije Pagarusha: Pengjet e mia gjatë vizitave në Shqipërinë e diktaturës

Nexhmije Pagarusha: Pengjet e mia gjatë vizitave në Shqipërinë e diktaturës

Ajo quhet ndryshe edhe Primadona e Melosit Popullor, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Ema Sumak shqiptare, Madam Baterflay, zëri i kristaltë. Mjafton të shqiptosh një nga këto epitete dhe sinonimi i tyre është vetëm një yll, Nexhmije Pagarusha.

Të jesh pak çaste të lume me Nexhmije Pagarushën e të udhëtosh në pentagramin e 50 viteve të saj me këngë, nuk ke si të mos zbulosh thesare. Arrita të kem një intervistë të minutave të fundit, kur po largohej nga Tirana pas nderimit me Dekoratën e Mirënjohjes të akorduar nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump në Akademinë e Arteve, ditën e dielë, dhe një programi të ngeshur takimesh të mëngjesit të kësaj të hëne.

Koha ishte e shkurtër, një taksi do të vinte ta merrte për në aeroport, ku ajo ajo do të largohej nga Tirana, ashtu rrezëllitëse dhe e lumtur, me duart plot dhurata në këtë 85-vjetor të lindjes së saj: Dekorata amerikane e mirënjohjes, pastaj një urim Presidencën e Republikës dhe …sikur ta kishin ditur mori në duar më të dëshiruarin “Çelësin e Tiranës” nga kryebashkiaku Erjon Veliaj, një çelës që vetëm për Pagarushën ka simbolikë tepër të veçantë.

Është çelësi që kishte ëndërruar që nga koha kur Shqipëria jetonte në diktaturë… Ndërsa zemrat e shqiptarëve për Nexhmije Pagarushën kanë qenë të hapura gjithë jetën e saj, ajo po u gëzohej këtë herë “portave” të çelura gjithandej, që nisën të hapen për shqiptartë e Kosovës pas rënies së diktaturës.

Vjen dhe ikën sa herë të dojë, dhe ja në këtë ikjen e saj më të fundit, i vjen edhe qershia mbi tortë për 85-vjetorin: lulet shumëgjyrëshe të kryeministrit Edi Rama dhe një shishe gjigante me verë. “E dehur jam…” ka kënduar ajo. “E dehur” jam dhe unë prej gëzimit që po bisedoj me të.

Përgjatë kësaj bisede, Nexhmije Pagarusha ka thënë një intervistë ekskluzive për “Shqiptarja.com”, ku ka thënë thënë fjalë zemre, ka zbuluar jetën dhe rrugën e saj si artiste, por edhe historitë e brengat që ka përjetuar nga ndarja e kufirit, dhe diktatura komuniste, “ku na detyronin të ruheshim mes vehtit”, siç shprehet ylli i këngës shqiptare.

Zonja Pagarusha, keni ardhur ju në vitet e diktaturës për koncerte dhe spektakle në Shqipëri?

-Kam ardhur dhe me shumë dëshirë, sepse ne ju kemi dashur shumë. Unë ju kam dashur shumë, por dhe ju më keni dashur shumë, edhe kur s’kemi mund me iu pa, edhe kur s’na kanë lejuar të takohemi, dashuria ka qenë. Po duhet një kohë e gjatë me fol për ato vite…

Më thatë se duhet një kohë e gjatë për të folur për vitet e diktaturës. Ju kuptoj drejt, le ta nisin me kujtimet e para. Si e kujtoni konkretisht ardhjen tuaj të parë në Shqipëri para viteve ‘90?

-Ah, ardhja e parë…., fakt ishte që unë ëndërroja të vija në Shqipëri dhe po rrija me shpresën se mos po më dërgon dikush nga Kosova, por nuk u bë. Ishte një ëndërr që unë e dëshiroja shumë, por… të bëhej ky udhëtim i atyre kolegëve të mi dhe imi kemi pritur shumë vjet. Ëndrra e të gjithë neve ka qenë të shkojmë në shtetin amë. Kam pasur emocione të mëdha, kue erdha herën e parë.

Për ç’vite bëhet fjalë?

-Kjo ka qenë në vitin 1973, kur ka ardhur në Kosovë një grup artistësh nga Shqipëria, kur kanë ardhur në Kosovë Sandër Prosi, Edi Luarasi dhe drejtori i filmit shqiptar. Edhe unë atë ditë kam qenë e lumtur për këtë takim. Ka qenë dita e pranverës. Unë u kam pas kënduar këngën e “Bozhureve”, një këngë që e pëlqenim shumë ne atje. Atje në Hotel, ku i pritëm ua kam pas kënduar këtë këngë.

E keni fjalën për këngën “Kur Çelin bozhuret“…, “Bozhur në fushë, bozhur në mal” të kompozuar nga Limos Dizdari?

-Po. Po. Një këngë shumë e bukur. Dhe pastaj nisa t’këndoja një këngë hebreje “Hava Nagila”e kënduar në origjinal edhe në Izrael, sepse e pëlqenin shumë në atë kohë të gjithë atë këngë. Dhe atë natë të takimit ishim të shoqëruar me Abdyrrahim Shabën, artistin tonë. Dhe më tha Abdyrrahimi: “-A ma ban një nder, me na e këndu prapë, se po vijnë prej Shqipërie…” Dhe ne, me pa dikë prej Shqipnie në atë kohë “po çmendeshim”. Dhe e këndova edhe njëherë. Ne s’guxonin të vejshim në Shqipni, por edhe ata të Shqipnisë nuk guxojshin të vijshin tek ne.

Ndërkohë vjen dhe dikush tjetër, dhe unë po kujtoja se ai ishte artist, por jo. “-Pse s’po shkon në Shqipëri dhe ti Nexhmije”,-më thotë. “Unë shumë dua me shku, por kush po më çon”, i them. “-Po a do me shku?”. “-Kush unë, si nuk po dua më shku?!”. “-Nama dorën, -thotë ai dhe ma zgjat. Ma jep dorën sepse unë të bëj të shkosh”. “-Po, -i them, -dhe i jap dorën. -Unë dua e para të shkoj.” Kjo ishte biseda dhe mësova se ai kishte kenë Ambasadori i Shqipërisë në Beograd.

Ishte shqiptar?

-Po shqiptar ishte. Ai më thotë pasi më premtoi se po don me shku, ke me shku me shokun Zef që jetonte në Durrës. Zefi ka pas qenë një shok i babës, që prej 30 vitesh ishte i vendosun në Durrës. Dhe u nisëm me frikë një fije. Dhe erdhën e mezi e gjetëm Tiranën, se kurrgja nuk njifshim. E gjetëm edhe Hotelin “Dajti”. Aty ramë me fjetë, të nesërmen u çuam dhe i thirrën kamarierit kur po vjen, se doja të rregulloja lekët shqiptare për me pasë me vete e me ble ndonjë gjë prej Shqipërie.

Ai na thërret se aty na vjen të na takojë një femër, ishte e gjatë sa unë, me flokë kaçurela, që punonte udhëheqëse e gruas në Komitet të partistë dhe në radio. “-Si paske ardhur dhe ne nuk e dime”, më thanë. “Pse?” -u thashë, çfarë ka pse ne erdhëm?” “-Por ishte mirë me na tregu se ne donin të bënim gatitjet me ju prit”, na tha ajo. Dhe unë i them: “Ne nuk kemi ardhur këtu për ftesë, s’kemi ardhur zyrtarisht, erdhëm për dëshirën tonë. Dhe po don ta bësh një gjë, unë kam ardhur thjesht për dy ditë. A po don me na lanë 15 ditë”, i thamë.

Dhe çfarë ndodhi pas këtij takimi?

-Po pastaj kaluam shumë mirë, plus që bëra edhe koncertin. Pa më thanë me ba edhe një fotografi. “Hajde me të fotografu”. Dhe unë që nuk isha veshur si duhet i them: S’munden me më fotografu, merrni pasaportën.”

Kanë qenë ata të grupit të këngëtarëve dhe më thane se nuk bën kjo fotografia e pasaportës, sepse shihet vula në të. Milto Vako ka qenë atëherë dirigjent i korit të operës dhe e kanë çuar të më thotë se nuk bën vula. “A do të dalësh në fotografi? Nejse dola. Edhe kur u bë koncerti salla ishte plot dhe kam kënduar dy këngë të mira që kurrë në jetë s’i kam me harru sesa mirë shkuan e sa mirë u pritën.

Më kujtohet “Kënga e Rexhës”. Se unë e këndoj këngën e Rezhës pa ritën, dhe e kam recituar si artiste teatri. Shpesh dhe kur kthehesha nga publiku e këndoja vargjet “Çou , Rexho, çou djalo, nuk ka nana, tjetër-o, dhe publiku ka qarë”. Pastaj këndova këngën “Bukuroshe” që e këndonin në Tiranë të gjithë. Pastaj me këndu na kanë çuar edhe nëpër fabrika, dhe ato ditë më mbetem në mendje edhe kam qajt kur kam këndue edhe nga mallëngjimi.

E ndjeje që të donin në Shqipëri?

-Po dukej gjithandej që shumë më donin dhe këndonin kangët e mia.

Gjatë këtyrë ditëve me cilët artistë u takove?

-Ah sa vështirë ishte me taku artistët e me qëndru me ta. Kur shkova takova pak prej tyre: David Tukiçin, Avni mulën. Ah, duhet t’i kujtoj tash….

Po Vaçe Zelën e takove?

-Po edhe Vaçen e takova.

A keni qëndruar gjatë bashkë, keni provuar të që të këndoni në kohë të lirë së bashku, çfarë keni biseduar?

-Jooo. Kush të linte. Kryesorja dhe më kë mbetur më mend është se Ambasadorin shqiptar në Beograd e kanë qit prej punës: “Pse nuk na tregove neve që dërgove këta në Shqipëri?”, i thanë. Por nga ana tjetër na kanë bërë një pritje fantastike në fabrika me buqeta me lule, por që të takoheshe gjatë më artistët nuk na lanë. Dhe kaq shumë u dëgjua kjo pritje sa ambasadorin e shkretë e kanë qit prej punës në Beograd.

Po kur erdhën artistët me Vaçe Zelën aty pas viteve ‘70 në Kosovë, ishit më të lirë për t’i takuar?

-Ardhjet shkonin edhe për këtej edhe andej, por këta artistë nuk guxofshin me ndejt me ne kur vinin këtej, sikur edhe ne nuk guxonim të flisnin shumë kur vinin këtu. Më kujtohet që kur kam ardhur herën tjetër në Shqipëri, kur vdiq Hysni Kapo (1979). U thashë atyre që na shoqëronin: “S’po shoh asnjë koleg timin këtu, dhe ta dini se kurrë më s’kam me ardh”. “Jo ti do të vish, -më thanë, -sa herë”. “-Si kështu a duhet me u ruajt mes vetit, pse të mos lejohemi të flasim me njëri-tjerin?”, u thashë.

Dhe si thashë kështu më thirrën brenda dhe më takuan me Avni Mulën, e të tjerë dhe erdhën ata të gjithë artistët që kishin caktuar e kemi kaluar një natë të bukur deri në orën 12.00, se ishte vështirë sepse ishin pesë ditë zije atëherë. Edhe kështu që kaluam mirë, dhe pasandaj me koncerte vijuan. Qe kështu ka qenë ardhja jonë dhe kur vijshim na kontrollofshin, ashtu si edhe neve kur shkojshim atje. S’guxonin me na u afru shumë.

Në botën shqiptare ne kemi pasur dy ikona të këngës, Juve në Kosovë dhe Vaçe Zelën në Tiranë, kur e keni takuar për herë të fundit?

– Vaçe Zelën e kam takuar herën e fundit në Zvicër, kur ka qenë e sëmurë dhe ajo nuk ka mundur as me ecë. Por edhe atëhere shumë e bukur m’u ka dukur. Edhe i kam thënë: “Nuk je e sëmurë, se mua shumë bukur po më dukesh”. Dhe ajo e donte Kosovën, sepse ka kërkuar me ardh nga Kosova trupi me arkivolin e saj për homazhet në Shqipëri.

Si e keni nisur ju vetë karrierën si këngëtare?

-Nuk e di si ta them, këngën ma ka dhënë Zoti si dhunti. Më së pari, hyra në shkollë të lartë për opera në shkollë të muzikës në Beograd dhe atje kam pasur paraqitjen e parë para publikut. Mirëpo e lashë shkollën pas dy vitesh sepse të këndoja për kanto nuk më pëlqente ajo frymëmarrja e thellë, sikur më pengonte. Unë kisha mënyrën time të të kënduarit, atë që më kishte falur natyra. Këtë zë që të gjithë ma pëlqenin edhe pse ishtë një zë i impostuar.

Dhe kështu u ktheva në shtëpi, pa mbaruar shkollën. Por për mua mentori i parë ka qenë babai im, dhe shumë artistë që më kanë ndihmuar e mbështetur si Skënder Gjinali, i ndjeri Ismet Mula, Lorenc Antoni, etj. Ata punuan shumë me të gjithë ata që kanë kryer Akademinë e Muzikës në Beograd dhe i zhvilluan talentet. Prej punës së tyre unë edhe ariet operistike të Bethovenit, të Puçiinit, të Verdit i kam kënduar të përkthyera shqip.

Duke kujtuar “Bareshën” e kënduar nga ju që është bërë hit, mund të më jepni një opinion: kënga popullore që kemi trashëguar po vijon të lëvrohet duke u bërë më moderne apo po dëmtohet nga riinterpretimet më të fundit?

-Jo vetëm që po damtohet, por ma nuk njihet. Unë gjithmonë kam thënë dhe kam thënë të vërtetëm se nuk e kam popullarizue këngën unë në botë, por ajo më ka popullizue mua, se kënga është më e mira, nëse është ajo e vërteta. Ajo shkrihet gjithkund. Kënga popullore shihet kur është origjinale. Unë në kohën e komunizmit këndoaj edhe në Beograd, dhe krejt jugosllavia e pëlqente këngën popullore dhe nuk mendohej keq kurrkund. Më këngën kam udhëtuar shumë dhe me këngën kam folur me gjuhën e popullit tim. Kënga popullore shqipe është vërtet e bukur. Populli ynë ka një kulturë të lashtë. Ata kompozitorë pa emër, kanë krijuar dhe i kanë dhënë emër këngës. Shumë na e lakmojnë këngën tonë. Është një këngë plot shpirt. Të rinjtë le ta këndojnë, por t’i japin shpirtin e popullit ku ka burimin kënga.