E jashtëzakonshme. Fëmija ngre flamurin më 7 prill 1939 në Durrës. Kjo është një foto që vjen dhe publikohet nga miku im Eugen Shehu. Është 7 prill 1939 dhe është shkrepur në qytetin e Durrësit. Nuk dihen rrethanat e imtësishme por një fotograf i gazetës “Kombi” ka fiksuar ne celuloid këtë fëmijë duke ngritur flamurin shqiptar ditën që Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste.
Ky xhest është më shumë se çdo armë e shkrepur ndaj fashistëve dhe kete vogelush vlen që shteti dhe historianët ta identifikojnë dhe nëse është ende gjallë ta dekorojnë për këtë që ka kryer.
Me një histori që ende e shkruajmë ndryshe, me gabime me dashje e padashje, me shtrembërime të qëllimta ose jo, kjo foto sa 1 mijë fjalë tregon se 7 prilli nuk ishte thjesht dita që mbreti Zog iku por edhe që shqiptarët me 800 mijë banorë bënë rezistencë ndaj shtetit burracak italian me 40 milionë banorë që “zbuloi” Shqipërinë e gjorë për ta pushtuar. Ky është një akt I jashtëzakonshëm por edhe realizimi i fotos gjithashtu.
Ajo konfirmon edhe faktet e fundit që kane dale se fundi se përgjatë vijës bregdetare më datat 7,8,9 u vranë 700 ushtarë italianë nga rezistenca që bën shqiptarët me Abaz Kupin e Mujo Ulqinakun. Megjithatë kjo fotografi është emblema e asaj dite. Të shpresojmë ta gjejmë cili është ky fëmijë. Faleminderit Eugen! /Nga Roland Qafoku