Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pak ditë më parë u shfaq në një lokal në zonën e “Astirit”, për t’iu bashkuar protestuesve që nuk duan t’iu prishen shtëpitë, ku do të ndërtohet Unaza e Madhe.
Por, interesant është fakti se Lulzim Basha ka qendruar dhe ka mbajtur fjalimin e tij, në një lokal që është nën sekuestro, pasi nuk ka paguar taksat.
Për më tepër, pronari i lokalit, Dorjan Protoduari, kërcënoi një ditë më parë më Kanun kryebashkiakun Erion Veliaj, duke deklaruar publikisht se do t’i shkonte në shtëpi dhe ai do të vdiste. \ Lexo.al