Një lajm tejet sensacional e alarmues ka lëshuar sot ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias. Sipas ministrit të sapodorëhequr, ushtria greke refuzon që të njohë kufijtë shtetërorë midis Shqipërisë e Greqisë. “Ushtria jonë refuzon që të njohë kufijtë midis Greqisë e Shqipërisë. Ushtria duhet që të bëjë disa veprime me anë të të cilave të shprehet njohja e kufijve prej saj dhe nuk po i bën”, ka deklaruar Kotzias gjatë një interviste të dhënë sot për një radio greke.
Deklarata u komentua dhe nga gazetari investigativ Artan Hoxha. Sipas tij këto janë justifikime për krijimin e konflikteve me Shqipërinë.
“Duke parë të gjithë problematikën me Greqinë. Të kuptojmë që ushtria greke merr komandë.Parë në këtë prizëm këto më duken justifikime për krijimin e konflikteve me Shqipërinë. Ne ata nuk na cilësojnë si rrezik, thjesht ata kanë pretendime. Po të kemi parasysh nivelin e problematikave të mëdha që kemi ne me Greqinë si “cështja çame”, varrezat apo edhe ajo e detit me Greqinë, kjo e fundit problemet e vogla që ka me Shqipërinë i kthen shumë të mëdha”, tha Artan Hoxha në Report Tv.