Pas reagimeve të ambasadave për dënimin e bandës “Shullazi”, ka reaguar edhe OSBE. Në faqen zyrtare të këtij organizmi të fuqishm të Bashkimikt Europian lëshohet prerazi kërkesa për Shqipërinë: “Presim të shohim më shumë arrestime dhe dënime të kriminelëve të rrezikshëm”
Reagimi i plotë i OSBE:
Prezenca e OSBE-së mirëpret vendimin e gjykatës për çështjen Shullazi. Gjithashtu, jemi të inkurajuar nga operacionet e muajve të fundit kundër krimit të organizuar dhe, së bashku me qytetarët shqiptarë që respektojnë ligjin, presim të shohim më shumë arrestime dhe dënime të kriminelëve të rrezikshëm. Mbështesim vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë për të përshkallëzuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kriminelët e kanë vendin në burg!
Vendimi ndaj grupit të Emiljano Shullazit u dha një ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.