osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Furnizonte me kokainë lokalet e Tiranës, kapet shpërndarësi në flagrancë

Furnizonte me kokainë lokalet e Tiranës, kapet shpërndarësi në flagrancë

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “STOK”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2. Sekuestrohen 183 gramë “Kokainë”, si dhe tre armë të ftohta “thika”. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2, finalizoi me sukses operacionin “STOK”, gjatë të cilit u kap në flagrancë shtetasi:

Saimir Rexha, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Burime zyrtare nga Policia ben me dije se: Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, ka marrë informacione nga burime të ndryshme se shtetasi Saimir Rexha, merrej me veprimtari të kundërligjshme në fushën e narkotikëve, duke shpërndarë (shitur) lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” në sasi të konsiderueshme (100-200 gramë) me porosi, e destinuar për t’u shitur në lokalet e natës në Tiranë.

Në bazë të këtyre informacioneve nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve rreth orës 19.30, në rrugën “Marko Boçari”, është ndërhyrë dhe nga kontrolli i ushtruar në trup, i është gjetur një qese me një sasi lëndë të dyshuar narkotike, gjithsej 183.2 gramë “Kokainë”.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe tre armë të ftohta “thika”.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndeve narkotike” , “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Dhuna në familje “, të parashikuar nga neni 283/1, 279/1 dhe 130/a të Kodit Penal, pasi në ngarkim të shtetasit Saimir Rexha ka bërë kallëzim edhe bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj saj.