Një ndër kompanitë më të mëdha celulare në vend, ‘Vodafone’ ditën e sotme ka pasur disa probleme të mëdha.
Qytetarët ankohen se prej më shumë se 30 minutash, telefonat celularë nuk po arrijnë të përcjellin mesazhe tek njëri tjetri.
Po ashtu problem tjetër mjaft shqetësues për qytetarët, është mosfunksionimi i internetit, për personat që posedojnë një numër të tillë.
Duke ditur se sot interneti është rrjeti që përdoret nga të gjithë, ka bërë që personat të irritohen e të shqetësohen shumë.