Banorët e zonës së Unazës së re, banesat e të cilëve preken nga projekti, në ditën e 11 të protestës kanë bllokuar edhe këtë pasdite rrugën kryesore.
Më tej ata kanë djegur sërish goma në mes të rrugës dhe kanë kërkuar që të dëgjohen nga autoritetet e shtetit.
“Këtu do nis revolucioni njësoj siç lindi në Francë në një qytet të vogël dhe më pas u përhap në të gjithë vendin.
Në këtë protestë ata janë mbështetur edhe sot nga deputetët e PD dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha që zhvilloi një takim me ta.