osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ministrja Xhaçka: Marrim kryesimin e Kartës së Adriatikut më 2019, Kosovën anëtarësim me të drejta të plota

Ministrja Xhaçka: Marrim kryesimin e Kartës së Adriatikut më 2019, Kosovën anëtarësim me të drejta të plota

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të SHBA – Karta e Adriatikut (Shqipëri, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni dhe Bosnje – Hercegovinë), takim i mbajtur në Budva (Mali i Zi).

Shqipëria, përmes Ministrisë së Mbrojtjes do të marrë kryesimin e A-5, pas më pak se dy muajsh.

Ministrja Xhaçka, në cilësinë e mikpritëses së takimit të ardhshëm në Tiranë, i ftoi homologet e vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, që të mbështesin nismën e Shqipërisë, për t’i hapur dyert edhe për vende të tjera që aspirojnë të jenë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Ka ardhur koha që përpara se t’i kërkojmë NATO-s të hapë dyert e veta, duhet të tregojmë se jemi të gatshëm të hapim dyert për njeri – tjetrin, pikërisht këtu në shtëpinë tonë.

A-5 duhet të bëhet A-6 dhe vitin e ardhshëm, gjatë të cilit Shqipëria do të kryesojë A-5, të gjithë duhet të mirëpresim Kosovën për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative, pararendëse për integrimin e rajonit në NATO”,– deklaroi ministrja Xhaçka gjatë takimit.

Ajo gjithashtu nënvizoi se duhet forcuar bashkëpunimi dhe dialogu politik dhe se ka ardhur koha për më shumë qartësi dhe vizion afatgjatë për objektivat e përbashkëta.

“Shqipëria do të mbetet gjithmonë e angazhuar mbi vlerat dhe parimet bazë të Kartës së Adriatikut duke vazhduar dialogun politik dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet anëtare të A5″, – tha ministrja e Mbrojtjes.

Pjesëmarrësit në takim, mes të cilëve edhe zëvendësasistentja e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Laura Cooper vlerësuan rolin pozitiv të Shqipërisë në rajon, veçanërisht sa i takon politikës së dyerve të hapura.

Në përfundim, ministrat e Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut nënshkruan një deklaratë ku angazhohen për të bashkëpunuar në mbrojtjen nga kërcënimet e përbashkëta.