Politika shqiptare ka kyçur gojën pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, për të dënuar me 14 vite burg Emiljano Shullazin dhe me 55 vite në total gjithë bandën e tij.
Ndonëse deri dje bërtisnin me sa zë kishin, duke kërkuar dënimin e Shullazit, sot kur vendimi është marrë, politikanët janë fshehur dhe kanë zgjedhur të heshtin.
Qëndrimi në heshtje i politikanëve shqiptarë, ndryshe nga ndërkombëtarët, të cilët reaguajnë menjëherë dhe kërkuan që goditja të vazhdon, tregon ‘banda’ e korruptuar dhe inkriminuar politike në vend është e tmerruar deri në palcë nga ky vendim.
Gjithë kampi opozitar, i cili bërtiste për Shullazin, nuk ka nxjerrë çuditërisht as edhe një fjalë nga goja, që nga ish-kryeministri Sali Berisha, kryedemokrati Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, apo edhe Presidenti Ili Meta.
Të gjithëve iu ka ikur zëri dhe janë të tmerruar, pasi po ju vjen radha. Këtë e paralajmëroi edhe ambasada e SHBA, e cila në reagimin e saj theksonte se goditja ndaj ‘bosëve’ dhe kriminelëve do të vijojë, duke hedhur pyetjen se ‘Kush e ka radhën’.
Goditja e një prej bandave më të rrezikshme në vend, është shenjë e qartë se gjyqësori po del nga kthetrat e politikës dhe konfirmon gatishmërinë dhe guximin për të dënuar dhe politikanët.
Pas dënimit të krerëve të bandave, njëri prej të cileve ishte Shullazi, radhën e kanë krerët e politikës shqiptare, që kanë rrjepur qytetarët dhe shkatërruar Shqipërinë në këto 28 vite demokraci.
Si SHBA, ashtu edhe BE, kanë shprehur mbështetjen e tyre maksimale ndaj goditjes dhe shfarosjes totale të krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet në Shqipëri.
Gjithashtu, SHBA-BE kanë mbështetur hapur gjyqtarët dhe prokurorët që dënuan bandën e Shullazit, të cilët pritet të shërbejnë në organet e SPAK-ut, që do të godasë korrupsionin dhe krimin në nivelet më të larta.
Ky grup me prokurorë dhe gjyqtarë tashmë e kanë rrugën e hapur për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, ku do të kenë në dorë fatin e shumë politikanëve të korruptuar dhe të inkriminuar./Pamfleti