Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se kriminelët “të hanë kokën e njeri-tjetrit, ta hanë dhe mos u ngopshin”.
Përmes një postimi në Facebook, Manjani shprehet se nuk ka kryeministër në botë që ‘i thotë popullit të vet që të vriten, ndërsa është akoma më rëndë fakti se kryeministri është shprehur se: ‘të vriten njerëzit që të marrë frymë unë’.
Më tej Manjani thotë se kush voton Ramën e meriton etiketimin “shpellar”.
“Nuk ka kryeministër në botë që i thotë popullit të vet “vrituni me njeri-tjetrin”!
Më rëndë akoma kur thotë “vrituni ju që të marr frymë thellë unë”!!! Pra frymëmarrja e për pasojë furnizimi i trurit me gjak të pastër, varet nga vrasja e njerëzve me njëri-tjetrin!!
Rëndë shumë!
E lëmë mënjanë pjesën kënaqësive perverse, nëse do zbatohej vetgjyqësia, përse na duhet shteti, qeveria, policia, burgjet e drejtësia?!
Apo për PPP e koncensione!
Vijoj të mendoj se kushdo i voton këta e meriton etiketimim “Shpellar”- shkruan Manjani në facebook.