osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Bashkëqeverisja” dëgjon apelin e mësueses për t’i dërguar nxënëses pas 15 vitesh dritë në shtëpi dhe ndihmo qytetarin për pensionin e llogaritur gabim

“Bashkëqeverisja” dëgjon apelin e mësueses për t’i dërguar nxënëses pas 15 vitesh dritë në shtëpi dhe ndihmo qytetarin për pensionin e llogaritur gabim

Një mësuese nga Cërriku ka zgjedhur portalin e bashkëqeverisjes për të ndihmuar familjen e dy nxënësve të saj në vështirësi të mëdha ekonomike.

Nertila Budini në shkollën nëntë vjeçare të Cërrikut, pasi mësoi se nxënësja e saj jetonte në një banesë ku energjia elektrike mungonte prej 15 vitesh, shkroi në portalin shqipëriaqëduam.al.

Pas ankesës së saj, shqetësimi i familjes së Luan Hasës, në gjendje të vështirë ekonomike, u trajtua në kohë rekord nga zyra e OSSHE dhe sot në shtëpinë e tyre është ndezur drita e shpresës.

Mësuesja që shkroi ankesën ishte e pranishme në takimin me Kryeminstrin Rama, ku e përlotur rrëfeu se si përmes bashkëqeverisjes i kishte lehtësuar një problem nxënëses së saj.

“Mësova nga një prej nxënësve të mi, se në familjen e njërit prrej tyre nuk kishin energji elektrike prej 15 vitesh. U preka shumë dhe nuk e mendova gjatë por shkrova direkt të bashkëqeverisja. U emocionova më pas kur pashë nxënësen time të përlotur, pasi në shtëpinë e saj u kthye energjia elektrike pas 15 vitesh”, tha Mësuesja.

Ajo shprehu besimin e saj në platforma të tilla, duke pohuar se edhe vendin e punës si mësuese e kishte fituar përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Një numër jo i vogël pensionistësh i janë drejtuar platformës së bashkëqeverisjes duke u ankuar se përllogaritja e masës së pensionit të tyre nuk ka qënë e saktë.

Petrit Dyrma nga Kucova është një prej të moshuarve që shkroi në platformën shqipëriaqëduam.al, në fund të muajit Tetor, duke u ankuar se masa e pensionit të tij ishte shumë më e vogël se sa duhej të ishte.

Rasti u trajtua nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili bëri verifikimet dhe konstatoi gabimet në llogaritjen e pensionit të zotërisë.

Prej muajit Dhjetor, qytetari do të marrë shumë e plotë të pensionit që i takon me të drejtë, por jo vetëm kaq.
I moshuari do të marrë edhe një tepricë kreditore për gjithë paratë e pensionit që nuk iu dhanë në tre vite rresht.