Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoni, Mile Janakievski, dhe ish-sekretari gjeneral i qeverisë në kohën e VMRO-DPMNE-së, kanë përfunduar sot në burg. Dy ish-zyrtarët e lartë janë arrestuar mbrëmë me kërkesë të prokurorisë speciale dhe ky vendim u miratua nga Gjykata Penale.
Arrestimi ka ardhur si rezultat i arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski, dhe për të shmangur një largim të tyre policia i ka çuar pas hekurave.
Të dy të arrestuarit janë nën hetim për çështjen “Talir” dhe janë akuzuar në disa raste të tjera që përfshirë “Titanikun”, për të cilin është caktuar një seancë dëgjimore në ora 9.30. Mile Janakieski dje tha se nuk e përkrah ikjen e Gruevskit.