osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Tërbohet” eurodeputetja greke pasi e rrëzoi PE! Vijon deklaratat e egra dhe hakmarrjen kundër shqiptarëve: Do çojmë ekip!

“Tërbohet” eurodeputetja greke pasi e rrëzoi PE! Vijon deklaratat e egra dhe hakmarrjen kundër shqiptarëve: Do çojmë ekip!

Eurodeputetja qipriote nuk ndalet me deklaratat e egra kundër shqiptarëve. Edhe pse ajo është shpallur person “non grata’ nga qeveria jonë, nuk ka nguruar të hedhë sërish akuza mbi shtetin shqiptar për vrasjen e Kostantinos Katsifas.

Ekstremisti 35 vjeçar u vra më 28 tetor, në Bularat të Gjirokastrës nga një përleshje me policinë. Ai qëlloi disa herë me armë zjarri mbi forcat Renea, që janë edhe elita e policisë së shtetit Shqiptar. Por me sa duket sytë e Elenit janë aq të verbuar nga mllefi kundër shqiptarëve, sa nuk shikon dot përtej asaj perdeje të dizenjuar me flamurin grek. Kjo zonjë e nderuar, për të cilën ishte krenari që u shpall ‘non grata’ nga kryeministri jonë, me sa duket kryefjalë të ditëve të saj ka Shqipërinë.

Ajo ka thënë se janë shkelur të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe ata nuk po mbrohen fare nga askush. Ajo ka publikuar në profili, në ‘Facebook’, fjalën që ajo ka mbajtur në parlamentin Europian. Ndër të tjera ajo shprehet se Kostantino u vra ngaqë ngriti flamurin grek në Shqipëri, por me sa duket ajo ka nevojë urgjente për syze, pasi edhe ajo vetë ka postuar në ‘Facebook’ foto nga Bularati dhe flamuri shihet shumë qartë pas saj. Por ajo nuk do të pranojë që ekstremisti ngriti armën kundër policisë dhe jo flamurin.

“Qeveria shqiptare më shpalli person non-grata, sepse mbroj të drejtat e njeriut të pakicës greke të cilat janë shkelur nga regjimi shqiptar, dhe që jetojnë në një klimë terrorizmi dhe spastrimi të heshtur. Të drejtat e grekëve janë shkelur nga shteti shqiptar përmes frikësimit, ndërsa të drejtat e tyre arsimore dhe përdorimi i gjuhës greke janë të persekutuara sistematikisht.

Disa ditë më parë shqiptarët vranë Konstandinos Kacifa sepse ngriti flamurin grek. Më vjen keq që Parlamenti Europian nuk donte të diskutonte shkeljen e të drejtave të njeriut të pakicës. Unë besoj se duhet dërguar një ekip për të zbuluar të vërtetën e asaj që po ndodh në komunitetin grek”

Parlamenti EUROPIAN ka refuzuar të zhvillojë një debat për vrasjen e Kostandino Kacifas, kurse Eleni Theocharous është shpallur njeri i padëshirueshëm nga shteti shqiptar, për shkak se deklaratat e saj nxisin urrejtje dhe ngrenë pretendime territorial ndaj vendit tone.