Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të zonës së “Astirit”.
Në një konferencë për mediat, Veliaj u shpreh i vendosur se projekti do të vijojë, ndërsa premtoi se Bashkia e Tiranës do të paguajë bonusin e qerasë për të gjitha ato familje që u prishen banesat, edhe nëse këto të fundit janë pa letra, ndërsa për shtëpitë me letra kompensimi sipas Veliajt do të jepet një me një.
Por, Veliaj ka hedhur akuza të forta edhe ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa u shpreh se “Luli në fund të ditës e lë protestën nëse paguhen lekët te pronari”.
Ai përmendi edhe “Viktoria Invest”, një ndër kompanitë fituese për ndërtimin e “Unazës së Madhe”, që PD dhe Basha nuk e përmendin.
“A e patë, pse nuk ishte ditën kur i vendos trau në Kukës?
Filmon mavrinë e Teatrit se ai nuk ka dhënë lekët.
Njerëzit e përdorur nga ky kalama, çdo bëjnë këta qytetarë.
Luli të zgjidhë hallet e veta, le të gjejë një kandidat për Tiranën.
Pse nuk qenka oligark ky Viktoria Invest që në kohën e Lulit kishte 80% të tendeave të Bashkisë së Tiranës.
Sa të jem unë kryetar Bashkie, nuk do të kenë vend këto sjellje rrugaçërie me qytetin”, tha ndër të tjera Veliaj.
E vutë re që Luli nuk e përmendi “Viktoria Invest”. Kush ka punuar dhe kush ka qenë gazetar që ka mbuluar Bashkinë e Tiranës e di që”Viktoria Invest” merrte 80 për qind të punëve në këtë bashki.
E vutë re që çunit të llastuar, kalamait që drejton SHQUP-in i iku goja, se pranonte që 80 për qind e kësaj bashkie menazhohet nga kjo kompani.
Kjo tani ëhstë një nga përfituesit. Oligarkë janë dy të tjerët, jo ky i treti?!
Dakord, meqë nuk i duam këto, kompania e Lulit t’i kthejë leket dhe ne leket e Viktoria Invest t’i blejmë të gjithëve vila, shtëpi.
Ka vila pa fund në Farkë, në Lundër, të shkojë t’ua blejë, meqë Luli nuk i do, se Luli punon për popullin”, vijoi kryebashkiaku.(TemA)