Pas lajmit se ish- kryeministri maqedonas Gruevski, ka kërkuar azil politik në Hungari, ndërkohë që policia e kërkon ta shoqërojë në burg, Jari vendosi të bëjë një sqarim rreth këtij pozicioni të ish-kryeministrit të Maqedonisë:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Lajmi se kryeministri Gruevski ka kërkuar azil politik në Hungari, duhet marrë si lajm pozitiv.
Ajo që po ndodh në Maqedoni, është një paralajmërim për dështimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.
Edhe atje, si këtu, disa ndërkombëtarë të korruptuar, të paguar nga Sorosi, bënë një reformë në drejtësi, duke emëruar një prokuror special, dhe rrëzuan nga pushteti, përmes ndihmës së Edi Ramës, qeverinë e ligjshme.
Kryeministri Gruevski fitoi zgjedhjet, por ata ja blenë pushtetin, duke blerë mandatet e deputetëve me lekët e drogës.
Pas kësaj, ata e dënuan atë pse kishte blerë një makinë të shtrenjtë si kryeministër.
Nëse përdoret ky kriter këtu, dënohet i madh e i vogël.
Është sikur të më dënosh mua pse kam kërkuar ashensor invalidi në Presidencë.
E djathta europiane, sidomos e djathta e vendeve ish- komuniste, ka qenë në krizë këto kohë, pasi ish komunistët e lidhur me Sorosin dhe BE, tentuan të na eleminojnë.
I vetmi qëndrestar i yni ka qenë kryeministri hungarez Orban, i cili në një farë mënyre po udhëhiqte aspiratën tonë për të ngritur të djathtën e lindjes, përballë ish- komunistëve.
Ai u konfliktua ashpër me BE-në, por ne na qëndroi gjithnjë në krah.
Lajmi se ai ka strehuar kryeministrin Gruevski më jep shumë shpresë se kemi hyrë në një fazë finale të betejës sonë kundër ish- komunistëve, dhe kemi një aleat të madh që mund të na ruajë substancën e udhëheqjes sonë, në rast se përballemi me pasojat e reformës në drejtësi.
Për hir të së vërtetës, Doktori dhe zoti Meta kanë qenë të ndërgjegjshëm për këtë situate, dhe e kanë mbështetur Gruevskin në çdo hap, dhe tani duket qartësia e vizionit të tyre.
Shpresoj që me gjestin e vet, duke marrë Gruevskin si azilant politik, kryeministri hunagrez po i jep një shenjë Perëndimit se nuk do t’i pranojë këto reformat në drejtësi nga njerëzit e Sorosit.
Ai meriton të jetë kryetari i Internacionales së Autokratëve, siç duan të na quajnë.
Ndërkohë, ne duhet të nisim urgjentë protestat, me qëllim që në dhjetor, kur të kthehet ai Sejko për pushime, të jemi gati ta përmbysim qeverinë.
I juaji, Jari!”