Artistët shqiptarë që po korrin suksese në skenën ndërkombëtare, do të bëhen bashkë në një vend. Tenori i njohur e shumë i suksesshëm shqiptar, Ramë Lahaj ka lajmëruar se shumë artistë të njohur, përfshirë këtu edhe Dua Lipën, do të mblidhen bashkë në një event që do të organizohet në Romë të Italisë.
Megjithëse nuk janë dhënë shumë detaje, ai ka zbuluar se ky event do të jetë një bashkim për heroin e kombit, Skenderbeun.
“Tok së bashku për Skenderbeun” është përshkrimi i fotografisë ku shihen fytyra të njohura si Inva Mula, Dua Lipa, Erza, Genc Tukici, Eno Peci, Lorik Cana, Olen Cezari, Elhaida Dani dhe Ermal Meta.