Disa banorë te Unaza e Re kanë dalë sërish në protestë të udhëhequr nga deputetë të PD. Ata kanë djegur goma makinash anës rrugës dhe kanë bllokuar qarkullimin.
Tashmë protesta e tyre ka marrë ngjyra politike, pasi po drejtohet dhe menaxhohet nga deputetët e PD. Protestuesit kërkojnë dëmshpërblim për ndërtimin që do bëhet për zgjerimin e Unazës së Re. Prej ditësh deputetët e PD janë në rradhë të parë të kësaj proteste.
Banorët janë ndjerë të ofenduar nga deklarata e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, ku i ka cilësuar ato si ‘shpellarë’, të irrituar nga deklarata e Veliajt, banorët thërrasin në kor: “Jemi qytetar, nuk jemi shpellarë”.
LIVE – Banorët e zonës së Unazës së re nuk ndalen në protest3n e tyre për të mbrojtur shtëpite nga shëmbja. N3 mbështetje të tyre edhe deputetët e PD-së
Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 13 novembre 2018