Genc Sejko, i njohur si ‘njeriu i memeve’ është bërë së fundi iniciator i një nisme. Në pushimet e fundvitit, që do t’i kalojë në atdhe, ka ndërmend që çdo ditë të protestojë përpara kryeministrisë, kundër arrogancës dhe krimit që ka prekur vendin. Sejko së bashku me një tjetër emigrant shqiptar, Leandër Priftin thotë se për fundvit nuk do të zgjedhë të riparojë dhëmbët, apo të martohet, por të protestojë.
Blloshmi i kundërpërgjigjet ashpër Genc Sejkos: O pordhac, laj gojën kur flet për emigrantët! Pyete Besjanin pse u kthye kur ia kërkoi Ilir Meta
Nga Ilirjan Blloshmi
Paska thënë njeri që “po vij në Shqipëri, jo për të rregulluar dhëmbët, as për tu martuar, por për të protestuar.”
Janë disa specie që e mbajnë veten gjoja si “shoqëri civile”, që çdo gjë mund të jenë, vetëm shoqeri civile nuk janë. Janë këta pordhacë që na shesin dëngla e pordhë.
Ky pordhaci, që do të bëjë ironi me emigrantët, nuk është gjë tjeter veçse një maskara që do të bëjë show me këtë gjë.
Po or pordhac po, shqiptarët vinë e bëjnë dhëmbët, gjejn edhe nuse në Shqipëri.
Ke të drejtë o pordhac, për këtë gjë.
Shqiptarët nuk vijnë të protestojnë, sepse ropaten për të ushqyer familjen.
Pjesa më e madhe shqiptarëve nuk kanë miq politikanë si ti, nuk kanë miq gazetarë si ti.
Nuk rrinë gjithë ditën duke bërë memo si ti. Ikin në punë, marrin bukën me vete.
Kursejnë disa para, e me ato para vijnë ne Shqiperi, nxjerrin mallin me njerëzit e shtëpise, bëjnë dhe dhëmbët. Ndonjëri shikon dhe për nuse.
O pordhac i memove, çfarë ndryshimi ke ti nga Myslim Murrizi?
Asnjë ndryshim, ai merr rrogën si deputer, ti merr rrogën si memoist.
Të dy keni një të përbashkët, urreni emigrantët.
Emigrantët or pordhac, janë pjesa më e mirë e shoqërisë tone.
Janë pjesa më puntore e shoqërisë tone, jane pjesa më e vuajtur e shoqërisë tone.
Prandaj o pordhac, laj gojën kur flet për emigrantët.
Shko e protesto, bej cfarë të duash, ik pi kafe me ish-drejtorët e korruptuar te LSI-se, që si me magji janë kthyer në shoqëri civile.
Pyete një herë ish- drejtor Besjanin, pse iku në Gjermani?! Pse u kthye kur i’a kërkoj Ilir Meta?! Pse nuk erdhi më parë?
Pyete o memoist, pyete. E pastaj fol për emigrantët.