Ambra Angiolini dhe Massimiliano Allegri do të martohen në qershor të vitit 2019. Sipas revistës italiane “Chi” trajneri i Juventus dhe aktorja do të zyrtarizojnë lidhjen e tyre në martesë.
Madje ata kanë bërë gati edhe listën e të ftuarve të dasmës. Në një intervistë pak kohë më parë Ambra zbuloi një anë të panjohur të trajnerit italian. “Nuk më intereson nëse dikush e kupton, apo nëse lidhja jonë i pëlqen apo jo të tjerëve. Për herë të parë më intereson vetëm një gjë, që ai do të kthehet gjithmonë tek unë”- ka thënë Ambra.
Ambra dhe Massimiliano ishin çifti i verës së vitit 2018. Ata u fotografuan për herë të parë në qershor duke shkëmbyer puthje dhe ledhatime në plazh. 40-vjeçarja ka qenë e martuar me këngëtarin Francesco Renga, me të cilin u divorcua në vitin 2015 dhe ka dy fëmijë, Jolanda 13 vjeçe dhe Leonardo 11 vjeç.
Ndërsa trajneri i Juves është i njohur për skandalet e tij “rozë”. Në vitin 1992 kur ka qenë vetën 24 vjeç la të fejuarën e tij dy ditë para dasmës. Në vitin 1994 martohet, martesë e cila zgjat katër v