Veliaj ka hedhur akuza të forta sot edhe ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa u shpreh se “Luli në fund të ditës e lë protestën nëse paguhen lekët te pronari dhe sipas tij banorët te Bashkia do të përplasen prapë.
Sipas Veliajt, po nuk pagove te kunati, Luli çon 200 petritat e tij për të shpikur një protestë.
“A e patë, pse nuk ishte ditën kur i vendos trau në Kukës? Filmon mavrinë e Teatrit se ai nuk ka dhënë lekët. Njerëzit e përdorur nga ky kalama, çdo bëjnë këta qytetarë. Luli të zgjidhë hallet e veta, le të gjejë një kandidat për Tiranën. Pse nuk qenka “oligark” ky Viktoria Invest që në kohën e Lulit kishte 80% të tendeave të Bashkisë së Tiranës. Sa të jem unë kryetar Bashkie, nuk do të kenë vend këto sjellje rrugaçërie me qytetin. “-tha ndër të tjera Veliaj.